Flash

"Barça? Nuk më zuri gjumi për 4 netë": Asllani zbulon pasojat e rastit të humbur në Kamp Nou

Lapsi.al 8 December 2022
"Barça? Nuk më zuri gjumi për 4 netë": Asllani

"Nëse nuk e mendoj vetë, ma kujtojnë të tjerët kur jam duke ecur në rrugë. Një mërzi e gjatë, por rrëfej se kam kaluar katër netë pa fjetur. Aksionin e kam të ngulitur në kokë, e rishikoja të gjithë netët. Doja t'i jepja topin më të parën Mkhitaryan, më pas preferova ta kontrolloja dhe t'ia pasoja. Por kontrolli ishte i gjatë dhe në atë moment nuk kishte më hapësirë. Mendova se do të shënoja, shkoi keq". Kështu Kristjan Asllani ka rikujtuar episodin për të cilin u kritikua aq fort. Rasti i humbur nga mesfushori shqiptar në Camp Nou, rrezikoi kulalifikimin e Inter në Champions. Ndoshta edhe i humbi pikë në hierarki shqiptarit, që hedh dritë për rastin gjatë një interviste për La Gazzetta dello Sport.

Lexo më tej: Video/ Asllani humbet golin e fitores, super-Lewandowski nuk mjafton: 3-3 në Camp Nou. Liverpool e ekzagjeron në Skoci

I aktivizuar në fundin e ndeshjes, mesfushori shqiptar mund të ishte bërë hero, por dështoi. Pak sekonda pasi Leëandoëski me kokë riktheu barazinë në fushë 3-3, në minutën e 92, Asllani mund t'i kishte dhuruar zikaltërve fitoren. I shërbyer nga Lautaro, Asllani gaboi rastin më flagrant përballë ter Stegen. Mesfushori u afrua shumë me portierin gjerman, që ndali goditjen e tij. Por ashtu si e shpjegoi edhe vetë, në kokë kishte tre variante, nga të cilat përdori atë që iu duk më i përshtatshëm.

Lexo më tej: Asllani nuk luan, më mirë larg Interit: drejtuesit zikaltër mendojnë huazimin e mesfushorit

Mesfushori i kombëtares shqiptare, në fakt, që nga ai moment u përdor shumë pak nga tekniku Simone Inzaghi. Situata nuk ndryshoi as kur u dëmtua Brozovic, pavarësisht se Asllani ishte marrë piëkrisht për këtë rast. Kështu, në janar nuk janë të paarsyeshëm zërat që e shohin larg Inter, për më shumë minuta në këmbë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI