Flash

Arrestohet i shumëkërkuari Gazment Kusta

Lapsi.al 8 December 2022
Arrestohet i shumëkërkuari Gazment Kusta

Arrestohet Gazment Kusta. 35-vjeçari është një emër i njohur për policinë dhe i shumëkërkuar nga uniformat blu.

Ai kërkohej për një ngjarje të rregjistruar në 17 shkurt 2021 ku Kusta së bashku me 3 persona të maskuar u futën brenda një lokali në Fushë Krujë të armatosur. Me një shkop bejsbolli ata kanë dhunuar një shtetas të identifikuar si Elvis Elezi.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, mbështetur në inteligjencë informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në Rrugën e Kokonozëve, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 32 vjeç, dhe pasagjer shtetasin Gentian Kusta, 35 vjeç.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="640"] Gazment Kusta dhe Elvis Elezi[/caption]

Të këshilluara

Borrell fton Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë të enjten se kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, ...

18:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI