Flash

Funksioni i ri në Facebook Dating

Lapsi.al 7 December 2022
Funksioni i ri në Facebook Dating

Platforma e takimeve në Facebook do të prezantojë mjetet e verifikimit të moshës për të konfirmuar se vetëm të rriturit po përdorin aplikacionin.

Kompania mëmë Meta do të përdorë teknologjinë e sigurimit të moshës nga firma britanike Yoti. Ajo do t'u kërkojë përdoruesve të ngarkojnë një dokument ID ose të përdorin teknologjinë e vlerësimit të moshës së fytyrës së Yoti , e cila analizon një selfie të marrë nga përdoruesi.

Yoti tha se përdoruesve do t'u kërkohet të verifikojnë moshën e tyre kur teknologjia të gjejë mospërputhje të mundshme në moshën që dikush ka dhënë dhe moshën e tyre të dyshuar. Sistemi fillimisht do të dalë për përdoruesit në SHBA.

Lëvizja pason futjen e një teknologjie të ngjashme në një tjetër platformë. Instagram u kërkon gjithashtu përdoruesve  të verifikojnë moshën e tyre përmes të njëjtit sistem.

“Të mundësosh që të rinjtë të jenë të sigurt në internet është me rëndësi të madhe. Pra, ne jemi të kënaqur të vazhdojmë punën tonë me Metën. Të krijojmë përvoja të përshtatshme për moshën, këtë herë në Facebook Dating", u shpreh zyrtarja kryesore e politikave dhe rregullatore e Yoti, Julie Dawson.

Erica Finkle, drejtoresha e qeverisjes së të dhënave të Meta, tha; “Ne jemi krenarë që jemi partnerë me Yoti. Duam  t'u ofrojmë njerëzve opsione të thjeshta për t'u përdorur. Të respektojmë privatësinë e tyre.” /Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Të këshilluara

Kanye West heq dorë nga aplikacioni 'Parler'

Kompania e mediave sociale Parler dhe Kanye West kanë rënë dakord të ndërpresin qëllimin e shitjes së platformës. “Ky vendim është marrë në interes të të dyj...

13:30

Elon Musk nis betejën kundër Apple

Elon Musk thotë se ka nisur  një “betejë për të ardhmen e qytetërimit” kundër Apple dhe Tim Cook. Komentet e Musk erdhën pasi ai pretendoi se Apple kishte kë...

15:12

Funksioni i ri i WhatsApp

WhatsApp më në fund do t'i lejojë njerëzit të flasin me dikë që nuk mundën kurrë më parë: veten e tyre. Në disa platforma, mesazhet për veten janë një mënyrë...

12:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI