Flash

Katër vjet nga hera e fundit, Spanja kërkon revanshin: Maroku, dy rekorde në një ndeshje

Lapsi.al 6 December 2022
Katër vjet nga hera e fundit, Spanja kërkon revanshin: Maroku, dy

Beteja e parafundit e 1/8 të Kupës së Botës 2022 zhvillohet në stadiumin Education City. Maroku përballet me La Roja në një sfidë tepër interesante. Spanja përfundoi e dyta në Grupin E për të përfunduar përballë afrikanëve. Maroku u rendit në krye të Grupit F, përpara Kroacisë dhe Belgjikës.

MAROKU

Gjenerata e artë e Belgjikës ishte nën ton. Kroacia nënkampione në fuqi vuajti të gjente shkëndijën e qëndrueshme sulmuese. E atëherë, Maroku përfitoi për të marrë vendin e parë me shtatë pikë, duke u bërë një nga dy skuadrat afrikane në 1/8. Luanët e Atlasit shkojnë në fazën me eliminim vetëm për herë të dytë, pasi është eliminuar në 1/8 në 1986. Tani duke ecur në valën e një serie prej tetë ndeshjesh të pamposhtur në të gjitha garat, skuadra e Regraguit kërkon cerekfinalen historike. Vetëm dy gola kanë pësuar marokenët në tetë ndeshjet e fundit. E tani mund të barazojnë një arritje kontinentale. Me një sukses ata do të barazonin ecurinë prej 5 ndeshjesh të pamposhtur në Kupën e Botës të Kamerunit midis viteve 1982 dhe 1990.

SPANJA

Kaloi apo jo përtej vijës topi në golin e Mitoma nuk ka rëndësi më, Spanja zbriti në vendin e dytë në Grupin E. Iberikët lanë pas Gjermaninë vetëm me golavarazh, edhe pse për shumë zgjodhi të evitojë krahun e Brazilit. Nëse La Roja do të ishte e para në grup, ata do të përballeshin me Kroacinë në 1/8 e ndoshta Brazilin në cerekfinale. Kështu që vendi i dytë u pa si një bekim i maskuar nga disa. Spanja u eliminua nga Kupa e Botës 2018 në 1/8, por ajo kurrë nuk ka pësuar dalje të njëpasnjëshme në këtë pikë të kompeticionit. Numri i tyre prej nëntë golave në fazën e grupeve ishte më i larti së bashku me Anglinë në Katar 2022. Maroku dhe Spanja do të përplasen në Kupën e Botës katër vjet pas takimit në fazën e grupeve në Rusi. La Roja atëherë barazoi 2-2 në fund me Iago Aspas. E një ndeshje e ngjashme e ngushtë duhet të jetë në menu edhe në Education City Stadium.

TË REJAT E EKIPEVE

Numri një i Marokut, Yassine Bounou, i cili nuk u ndje mirë pak para fitores ndaj Belgjikës dhe u tërhoq në sekondën e fundit, luajti 90 minuta kundër Kanadasë. Kështu, Bounou pret të jetë pjesë e një 11-she të paprekur. Achraf Hakimi, asist për golin e En-Nesyrit, pritet të ketë rikuperuar, pas problemeve në kavilje. Mbrojtësi i djathtë i Paris Saint-Germain ishte një nga disa lojtarë që nuk rrezikuan në stërvitjen e plotë të shtunën. Lojtarë si Ziyech, Sofyan Amrabat dhe Sofiane Boufal u lanë gjithashtu pushim, por nuk ka asgjë që sugjeron se treshes nuk do t'i jepet drita jeshile për ndeshjen e sotme.

Lexo më tej:I preferuari i Luis Enrique për një arsye të fortë e dy gola në debutim: “Vajza ime e lidhur me Ferran Torres”

Sa i përket Spanjës, Enrique lejoi pak pushim për Dani Olmo, që vjen nga dëmtimi. Azpilicueta dhe portieri i Brentford, Raya, do të jenë të disponueshëm për ndeshjen sipas Enrique. Megjithatë, Simon do të jetë titullar, pavarësisht gabimit të tij herën e fundit. Enrique nuk ngurroi t'i jepte startin Nico Williams dhe Alejandro Balde kundër Japonisë, por Ferran Torres dhe Jordi Alba presin të kthehen në 11-shen e parë për fazat e eliminimit.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Marokut:

Bono; Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui; Ounahi, Amrabat, Sahiri; Ziyech, En-Nesyri, Boufal

Formacioni i mundshëm i Spanjës:

Simon; Carvajal, Rodri, Laporte, Alba; Pedri, Busquets, Gavi; Torres, Morata, Olmo

PRECEDENTËT

12 Nov 1961 Morocco v Spain W 0-1 FIFA World Cup

23 Nov 1961 Spain v Morocco W 3-2 FIFA World Cup

25 Jun 2018 Spain v Morocco D 2-2 FIFA World Cup

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI