Flash

Grushti për Berishën, Rama "kyç" gojën në konferencën për media: Shihni faqen e qeverisë

Lapsi.al 6 December 2022
Grushti për Berishën, Rama "kyç" gojën në

Gjatë konferencës për mediat me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet për sulmin me grusht ndaj Sali Berishës.

I pyetur nga një gazetare e Politico, Rama nuk pranoi të bënte asnjë koment duke thënë thjeht që reagimi i tij për ngjarjen është publikuar në faqen e qeverisë. Nga mediat shqiptare pati vetëm dy pyetje nga gazetaret e Klan e Abc. Asnjë prej tyre nuk kishte lidhje me incidentin në protestën e opozitës. Më poshtë reagimi mëparshëm i Ramës i shpërndarë për mediat.

"Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lulzim Basha i del në krah Berishës

Pas sulmit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i ka shprehur solidaritet ndaj “kundërshtar...

15:44

Sulmi ndaj Berishës, reagon Edi Rama

Deklaratë e Kryeministrit Edi Rama: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi orga...

15:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI