Flash

Goditja e Berishës/ Reagon edhe ambasada britanike

Lapsi.al 6 December 2022
Goditja e Berishës/ Reagon edhe ambasada britanike
Goditja e kreut të PD-së, Sali Berisha është dënuar edhe nga ambasada britanike në Tiranë. Në faqen e saj zyrtare në Twitter ajo i përmend edhe emrin Berishës, ndryshe nga SHBA, por nuk jep statusin e saj si kryetar i PD-së. “Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë gjithmonë të drejtën për protestë paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah për krah në mbështetjen tonë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës” – shkruan ambasada britanike. Më herët një deklaratë bëri edhe ambasada e SHBA nëpërmjet një zëdhënësi. “U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës ne përputhje me ligjin” – thuhej në reagim. Kujtojmë se Berisha është shpallur non grata si nga SHBA ashtu edhe nga Britania e Madhe. Sulmi është dënuar edhe nga OSBE që bën thirrje që të shmangen spekulimet dhe të vijojnë hetimet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

42 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 42 raste të reja me COVID nga 532 testime të kryera në total. Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashk...

18:38

Bordi i Ramës ul çmimin e naftës me 3 lekë

Bordi i Transparencës ka ulur me 3 lekë çmimin e naftës sipas vendimit të publikuar ditën e sotme.Çmimi i benzinës gjithashtu është ulur me 3 lekë, ndërsa gazi ...

20:23

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në aksin rrugor Shkozë – TEG. Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një sh...

18:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI