Flash

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të shitjes së karburanteve

Lapsi.al 6 December 2022
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të shitjes së

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve. Në njoftimin e ditës së sotme, Bordi ka bërë të ditur se çmimet e vendosura janë :

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë. Ai i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi ditën e sotme, duke nisur nga ora 18.00. Ato do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI