Flash

Berisha zbulon detaje: Agresori tha se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman

Lapsi.al 6 December 2022
Berisha zbulon detaje: Agresori tha se zbatoi porosinë e një

Kreu i PD-së Sali Berisha ka zbërthyer sulmin e bërë ndaj tij sot në protestën e opozitës duke dhënë informacione për autorin.

Berisha tha se ai ka pohuar se ka zbatuar porosinë e një vëllau mysliman, por se porositësi sipas tij është Edi Rama.

Kreu i PD-së deklaroi më tej se 31-vjeçari është bashkëpunëtor i policisë kriminale, i përdorur për rrjetet e trafikut të drogës dhe midis besimtarëve myslimanë.

“Agresori është me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë. I ka shërbyer policisë kriminale në rrjetet kriminale dhe në besimtarët e xhamisë. Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vllau mysliman. Është i regjistruar kur pohon se unë zbatova porosinë e një vëllau mysliman. Porosia e vëllaut është e një vëllau pa fe, është e Edi Ramës dhe ministrit të tij të familjes Bledi Cuçi. Absolutisht nuk mendoj të jetë kusht tjetër përveç Ardi Veliut, por Ardi Veliu në kupolën e policisë është krimineli që mund të stisë dhe organizojë çdo gjë. Nuk kam prova për Ardi Veliun. Është bashkëpunëtor i policisë kriminale, i përdorur për rrjetet e trafikut të drogës dhe midis besimtarëve myslimanë.

Siç e shihni ky ka fituar, mund të jetë mjekuar nuk e përjashtoj, por e vërteta është që kjo shkresë është parafabrikat për të mashtruar liderët europianë që janë sot këtu. Shkresa nuk ka asnjë datë që nuk ndodh ndonjëherë se kur është lëshuar. Ka për klinikën mjekësore ‘Venis’ dhe për çudinë tuaj as vula nuk ka datë. Është me vula të shuma, por pa data”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI