Flash

Berisha: I sëmuri psiqik i Ramës ka rinovuar patentën në 2022

Lapsi.al 6 December 2022
Berisha: I sëmuri psiqik i Ramës ka rinovuar patentën në

Kreu i Partisë Demkratike Sali Berisha gjatë një komunikimi për mediat në selinë blu vetëm disa momente pas protestës së zhvilluar ditën e sotme ka folur mbi sulmin e kryer ndaj tij teksa ka thënë se ai është përgatitur nga kryeministri Rama dhe minsitri Çuçi.

“Fakti që zyra e Fugës e kishte gati shkresën për tua dhënë gazetarëve, ju e din i që në raste të tilla këto persona përdoren se njerëzit normalë nuk pranojnë. Edi Rama duke dashur të paraqesë veten, tregoi se është 100% me duar brenda.

Këtu thuhet, vërtetim mjekësor për tu përdorur kudo që t’i nevojitet, por ky vërtetim mjekësor nuk ka asnjë datë. Ai që e lexon këtë thotë se ky mund të jetë i vitit 2018 pasi thotë u paraqit në klinikën tonë në janar të këtij viti, por shumë i çuditshëm vërtetimi se thotë që episodi i fundit i 10 gushtit 2022, u rekomandua të dërgohet në urgjencën psikiatrike ku mori ndihmën e parë dhe u kthye në shtëpi. Ju e kuptoni që kjo nuk dëshmon asgjë përveç faktit se qeveria e kishte bërë gati për të justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të zgjedhur nga Çuçi i familjes me porosi të Edi Ramës”, tha Berisha.

Kryedemokrati shtoi më pas se nëse do të kishte qenë i sëmurë psiqik ai nuk do të kishte rinovuar patentën. Por, sipas Berishës, Gerti Shehu e ka rinovuar patetën në vitin 2022.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI