Flash

SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Fierit, çon për gjykim 21 të pandehur

Lapsi.al 5 December 2022
SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Fierit, çon për gjykim

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Fierit. SPAK i ka komunikuar akuzat Alqi Bllakos. Ish-deputeti socialist akuzohet për "korrupsion" dhe" shpërdorim detyre". Pritet që në vijim akuzat ti komunikohen edhe personave të tjerë të akuzuar në këtë dosje, përfshi edhe ish ministrin Lefter Koka. Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Erjon Murataj, Florjan Muçaj, Klodian Zoto si dhe Arenc Myrtezani janë lënë në qeli.

Për inceneratorin e Fierit, SPAK mori nën hetim edhe 11 persona të tjerë disa javë më parë. Ata janë të akuzuar se nëpërmjet një skeme mashtrimi me fatura fiktive kishin përfituar miliona lekë. Më 16 nëntor, SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste pas hetimeve për inceneratorin e Fierit. Nga hetimet ka rezultuar se Autoriteti Kontraktor (Ministria e Mjedisit në fillim dhe më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) deri në datën 30.06.2022, ka bërë pagesa në drejtim të kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në shumën 4, 202, 967, 084 lekë.

Në njoftim sqarohet se Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” në bashkëpunim me  Arenc Myrtezani,  administrator i kësaj shoqërie kanë falsifikuar dokumente se kanë investuar me vlerën 4,000,000 (katërmilion) euro, për shërbime që nuk janë kryer.

Shuma e parave është paguar nga Autoriteti Kontraktor. Ajo është përfituar në sajë të mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k. Nga hetimet e SPAK, rezulton se zyrtari i FSHF-së Arben Dervishaj udhëtoi me financine nga Klodian Zoto.

Ndërsa për përfshirjen e Alqi Bllakos, nga hetimet rezulton se ka favorizuar kompaninë e Klodian Zotos për përfitimin e vlerës 14,964,900 lekë. Kjo shumë parash është siguruar në trajtën e pagës së dhënë babait të tij, Edmond Bllako. Ai është paraqitur si i punësuar drejtor kantieri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI