Flash

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, TIA njofton: Paraqituni në Rinas 4 orë përpara fluturimit

Lapsi.al 5 December 2022
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, TIA njofton: Paraqituni në Rinas 4

Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza ka bërë një njoftim për të gjithë qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë ditën e nesërme. Për shkak të bllokimit të rrugëve, aeroporti bën thirrje pasagjerëve që të mbërrijnë në Rinas 4 orë përpara fluturimeve.

“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre”, thuhet në njoftim.

Prej ditës së sotme do të nisë bllokimi i pjesshëm i akseve rrugore. Kjo vjen në kuadër të masave të sigurisë që do merren për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Bllokimi do të nisë që prej mëngjesit të sotëm për punime në akset kryesore Rinasit-Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, ish-Sheshi Shqiponja, Unaza e Madhe, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotullimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’ deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.

Të këshilluara

Berisha flet për akuzat në Primaret e PD

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për akuzat e disa kandidatëve në Primaret për manipulime apo përcaktim të fituesit nga qendra. Berisha i ka hedhur posht...

21:39

Dalin fituesit e parë në Primaret e PD-së

Zef Hila është kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale në Vaun e Dejës. Deputeti Zef Hila ka marrë një shumicë prej 743 votash. Kandidati i dytë Ko...

19:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI