Flash

Pelé, familja qetëson Brazilin: "Nuk është në rrezik, ka infeksion polmonar post-Covid"

Lapsi.al 5 December 2022
Pelé, familja qetëson Brazilin: "Nuk është në

Lajme qetësuese për gjendjen shëndetësore të Pelé vijnë nga familja e brazilianit. Vajzat Flavia dhe Kely Nascimento shpjeguan për TV Globo se kampioni legjendar po trajtohet për një infeksion respirator pas kontraktimit të Covid-19 në javët e fundit. Shtrimi në spital nuk lidhet me kancerin e zorrës së trashë, me të cilin po lufton që vitin e kaluar dhe Pelé nuk është në rrezik për jetën. "Ai u infektua me Covid rreth tre javë më parë. Ai është i vaksinuar, por për shkak të ilaçeve kundër kancerit, kimioterapisë, ai është i brishtë. Ka pasur një infeksion në mushkëri - shpjegoi Kely -. Kjo është arsyeja pse ai shkoi në spital, për shkak të infeksionit në mushkëri. Është serioze, sepse ai është i një moshe të caktuar dhe po trajton kancerin. Eshtë duke marrë antibiotikë dhe kur të shërohet, do të shkojë në shtëpi".

Lexo më tej: FOTO/ “Shërohu shpejt”, Kulla Pishtar e Katarit ‘ndizet’ për Pelé: dronet dizenjojnë numrin 10

Detaje të tjera i ka shtuar Flavia, e cila mohoi kategorikisht aludimet se Pelé ishte në një fazë terminale të sëmundjes: "Ai është më mirë të asistohet në spital. Por ai nuk është në terapi intensive, ai është në një dhomë normale. Kështu që ai nuk është në rrezik. Si njeri me shëndetin delikat është mirë që të qendrojë në spital. Është shumë e padrejtë të thuash që është në gjendje terminale, me kujdes paliativ. Nuk është kështu. Na besoni. Më shumë se kushdo tjetër, nuk duam të vijë ajo kohë. Sigurisht që do të ndodhë një ditë, por nuk është tani. Nuk ka nevojë të alarmohemi duke parashikuar një situatë që nuk ekziston tani. Ai nuk ka dhimbje askund. Ky lloj kanceri nuk sjell dhimbje. Vetëm ata me kancer të kockave kanë dhimbje. Ai e ka në zorrën e trashë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI