Flash

Michel: Po bëhet përparim në liberalizimin e vizave për Kosovën

Lapsi.al 5 December 2022
Michel: Po bëhet përparim në liberalizimin e vizave për

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha të hënën se BE do të japë një përditësim mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ne do të japim më shumë informacion të martën, por mund t’ju them se po bëhet përparim”, tha Michel në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin slloven Robert Golob në Lubjanë, përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, të martën.

Ne mund të shohim se hapa të rëndësishëm përpara janë bërë kohët e fundit. Nesër dëshirojmë të kemi një deklaratë të përbashkët që do ta afrojë Ballkanin Perëndimor edhe më pranë Bashkimit Evropian”, shtoi ai.

Kosova është në mesin e një numri të vogël të vendeve në Evropë që është jashtë regjimit pa viza të BE-së.

Javën e kaluar, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së ranë dakord për t’i dhënë dritë jeshile bisedimeve të Presidencës së Këshillit Evropian me Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

 

Michel shtoi se samiti do të ketë në agjendë krizat energjetike, luftën në Ukrainë dhe krizën e migracionit.

Ahead of our EU-Western Balkans summit tomorrow, I met with ?? Prime Minister Robert Golob in Ljubljana.

Watch the press conference following our meeting ⬇️ https://t.co/JgXnWEzNvo

— Charles Michel (@CharlesMichel) December 5, 2022

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI