Flash

Mediat serbe: Berisha dhe ekstremistët shqiptarë, protestë kundër Vuçiçit

Lapsi.al 5 December 2022
Mediat serbe: Berisha dhe ekstremistët shqiptarë, protestë

“Berisha dhe ekstremistët shqiptarë po përgatisin protesta të mëdha kundër Vuçiçit”. Me këtë titull gazeta serbe “Novosti” ka publikuar një lajm mbi protestën që opozita mban nesër në Tiranë.

“Rrethet ekstremiste në Shqipëri, të udhëhequra nga ish-kryeministri dhe lideri aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po përgatisin demonstrata të mëdha kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili nesër vjen në Tiranë për Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor” – shkruan “Novosti që citon burime të saj jozyrtare.

“Sipas informacioneve tona, Berisha dhe qarqet nacionaliste të mbështetura nga ekstremistët nga Kosova dhe Metohia po planifikojnë një tubim masiv në mesditë në rrugët qendrore të qytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre për faktin se njeriu i parë i vendit tonë viziton kryeqytetin (shqiptar).

Synimi është të shkaktohen incidente, por edhe t'i dërgohet mesazh mysafirit nga Beogradi se nuk është i mirëpritur, sepse këto qarqe në Shqipëri e shohin Vuçiqin si trurin e Ballkanit të Hapur, që sipas tyre është sinonim i supremacisë ekonomike dhe politike të vendit tonë në të gjithë rajonin..

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Berisha organizon protesta kundër ardhjes së presidentit tonë në Tiranë. Ekstremistët shqiptarë protestuan edhe vitin e kaluar, më 20 dhjetor, për shkak të vizitës së Aleksandër Vuçiçit në Shqipëri” – thuhet në shkrim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI