Flash

Mate, asado e gjumë, klauzola absurd e Drake... ringritja e “djallit” Griezmann

Lapsi.al 5 December 2022
Mate, asado e gjumë, klauzola absurd e Drake... ringritja e

I treti në Topin e Artë 2018, pastaj rënia. Tani është thelbësor te Franca, që kërkon Botërorin e dytë radhazi. Futbollisti i Atletico Madrid, Antoine Griezmann, ka qenë një nga protagonistët kryesorë të Francës në Botërorin e Katar 2022. Sa larg mund të arrijë ende “Djalli i vogël”?

Në vitin 2018 ai fitoi Kupën e Botës me Francën si protagonist, duke përfunduar më pas i treti në Topin e Artë. Më pas rënia e Antoine Griezmann dukej e pandalshme. Deri në një klauzolë absurde që kishte deri vonë te Atletico Madrid. Colchoneros duhej t'i paguanin Barcelonës 40 milionë euro për kartonin e francezit, nëse ai luante më shumë se gjysmën e kohës në ndeshjet në të cilat ai ishte në dispozicion. Më pas me një marrëveshje prej 20 milionë euro gjithçka u zgjidh, me Griezmann që ndaloi hyrjen vetëm në gjysmë orën e fundit.

RILINDJA

Para Kupës së Botës në Katar, Antoine dukej si një lojtar që kishte lënë pas më të mirën e karrierës së tij. Por jo për Deschamps, që e ka vënë atë gjithmonë në qendër të projektit të tij. E ai që ka qenë gjithmonë "Le Petit Diable" për të gjithë, po ia kthen teknikut me performanca të çmendura. Griezmann nuk është më ylli i skuadrës (ai tani është padiskutim Mbappé), por vrapon dhe lufton si anësor. Presiong dhe kualitet, janë armët që po ndihmojnë Francën në mbrojtjen e titullit.

Lexo më tej:Video/ Giroud rekordmen, Mbappe spektakolar: Franca shkatërron 3-1 Poloninë e fluturon në çerekfinale

MATE E AMERIKA E JUGUT

I lindur në Màcon, në Loire, Griezmann është shumë i lidhur me Francën e tij, por nuk është më pak raporti që ka me Amerikën e Jugut. Veçanërisht në kuzhinë. Griezmann di të përgatisë shumë mirë mate falë teknikave që i mësoi ish-tekniku Lasarte: “Bashkë me gruan time i blemë mjetet e para në tregun artizanal në Montevideo, që të kishte të tijën, sepse e pinte shpesh me të tjerët”. Dhe Antoine nuk mund të bëjë pa mate-në e tij. “E pi para stërvitjes, në mëngjes apo pasdite, më ndihmon të zgjohem”, shpjegoi ai.

ASADO E GJUMË

Miku i ngushtë i Diego Godin, me të cilin dy herë ishte afër fitimit të Champions League, Griezmann mësoi shumë gjëra nga ish-mbrojtësi i Interit. Mbi të gjitha si të përgatiste asado, mishin e famshëm të Amerikës së Jugut. Antoine e gatuan shpesh me gruan e tij, ndërsa tre fëmijët e tij mësojnë marifetet e zanatit (Godin është kumbari i fëmijës së parë). Për pjesën tjetër, sulmuesi ka një dietë mjaft mesdhetare, me shumë fruta dhe perime dhe karbohidrate pas stërvitjes. Pas pjekjes speciale, me ndihmën e muzikës amerikano-jugore, Antoine u thotë natën e mirë fëmijëve të tij.

DRAKE

Gjyshi i tij, Amaro Lopes - me origjinë portugeze - luajti për klubin luzitanian Paços de Ferreira. Babai i tij ishte pjesë e ekipit lokal dhe për një kohë, baba e bir luanin së bashku. Gjaku i përzier vjen edhe nga ana e nënës që është gjermane. Festimi i tij i veçantë, megjithatë, është marrë nga këngëtari amerikan Drake, me këngën e tij të paharrueshme Hotline Bling. Antoine kërcen dhe përgjigjet në telefon... Franca e falenderon.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI