Flash

Video/ Livakovic dërgon Kroacinë në çerekfinale: Japonia shkon deri te penalltitë, por dorëzohet para portierit

Lapsi.al 5 December 2022
Video/ Livakovic dërgon Kroacinë në çerekfinale: Japonia

Katar 2022 regjistron edhe ndeshjen e parë me shtesë dhe të kualifikuarën e parë me penallti. Kroacia mposhti Japoninë me 11 metërsha 4-2 (1-1 në minutat e 90-të dhe 120-të) dhe u kualifikua në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin Brazil-Kore e Jugut. Japonezët i shkuan pranë një tjetër suksesi të madh, pas atyre me Gjermaninë dhe Spanjën. Skuadra e Moriyasu e mbylli pjesën e parë në avantazh falë një goli të Maedës (43'). Kroatët patën vështirësi për të krijuar lojë, por barazuan në minutën e 55. Një goditje e shkëlqyer me kokë e Perisic, në asistin e Lovren, nuk i la shanse portierit japonez. Më pas Livakoviç dhe Gonda shpëtuan rezultatin ndaj Endo dhe Modric. Pak gjëra ndodhën në kohën shtesë dhe zgjidhja erdhi me penallti. Portieri Livakovic ishte vendimtar nga pika e bardhë, duke pritur goditjet e Minamino, Mitoma dhe Yoshida. Penalltia e fundit u shënua nga Pasalic, që shpërtheu festën kroate.

Ishin tre lojtarë që luajnë në kampionatin italian që i dhanë Kroacisë kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës. Vlasic, Brozovic dhe Pasalic shënuan me penallti. Por nënkampionët e botës në 2018 duhet të falënderojnë edhe portierin e tyre. Livakovic shpëtoi tre goditje dhe mori çmimin lojtari i ndeshjes. Kohët e rregullta përfunduar me rezultatin 1-1. Golit të japonezit Maeda, pak para pushimit, iu përgjigj Perisic në fillim të pjesës së dytë.

Koha shtesë nuk prishi ekuilibrat dhe për herë të parë në këtë Botëror u deshën goditjet e penalltive për të vendosur një nga kualifikueset për në çerekfinale. Takimi për skuadrën e Dalic është të premten e 9 dhjetorit, në orën 16:00, ndaj fituesit Brazil-Kore e Jugut.

[video width="760" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/perisic.mp4"][/video]

[video width="1072" height="604" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/livakovic-video.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI