Flash

Alimehmeti tërhiqet nga balotazhi i primareve në PD: Anëtarësia foli pro Belind Këlliçit

Lapsi.al 5 December 2022
Alimehmeti tërhiqet nga balotazhi i primareve në PD:

Mjeku Ilir Alimehmeti është tërhequr nga gara e Primareve. Në një dalje për mediat së bashku me 'rivlain' e tij në garë, Belind Këlliçin, mjeku bëri të ditur se anëtarësia foli me votën e saj.

“Jemi këtu më pak se 24 orë nga Primaret ku anëtarësia shprehu vullnetin me votë për herë të parë, në respekt të votës e duke falënderuar çdo votues, për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje, u numërua me transparencë të plotë. Që në fillim kam qenë i bindur që rolin kryesor duhet ta kishte anëtarësia që dje foli pro Këlliçit. Ju kam dalë zot që sido të shkonte do t’i isha në krah. Kjo është shenja e parë, të njohësh votën e ta respektosh. Do vijojmë punët përkundrejt fitores në 14 maj”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI