Flash

Vrau të dashurën/ Qamil Taja: Humba toruan pasi asaj i erdhi një mesazh në telefon

Lapsi.al 4 December 2022
Vrau të dashurën/ Qamil Taja: Humba toruan pasi asaj i erdhi një

Qamil Taja, autori i vrasjes mizore të së dashurës së tij 19-vjeçare, është rrëfyer sot para gjykatës së Pireut një ditë pas krimit. Ai ka mbërritur në Gjykatën e Pireut pak pas orës 10:30 të mëngjesit nën masa të rrepta sigurie dhe ka qëndruar në zyrën e hetimit për më shumë se 2 orë.

Prokurori e ka akuzuar për vrasje me dashje në gjendje të vetëdijshme, ndërsa avokati i shqiptarit në deklarimet e tij ka theksuar se 25-vjeçari është i penduar dhe i dërrmuar nga përfundimi tragjik.

“Ai kërkoi dhe iu dha një afat për të kërkuar falje. Më ka shprehur pendimin për krimin. Ai është i shkatërruar. Nuk do të doja të bëja një deklaratë të parakohshme nëse klienti im ka qenë apo jo nën përdorimin e drogës”, avokati i shqiptarit, Christos Divanidis. Sipas informacioneve, 25-vjeçari pretendon se mes tij dhe të dashurës, Kristjana Brakja, ka pasur sherre dhe shpërthime xhelozie ndërsa një prej këtyre sherreve përfundoi në tragjedi për vajzën. Ai mësohet të jetë shprehur para togave të zeza se ka qenë një mesazh në telefonin e vajzës që ka bërë që ai të humbasë toruan dhe ta çojë drejt vrasjes.

Kujtohet se pas krimit, 25-vjeçari është paraqitur vullnetarisht në komisariat dhe është dorëzuar duke rrëfyer se ka vrarë partneren e tij. Ai ka pohuar para efektivëve se ishte xheloz për 19-vjeçaren dhe se kishte përdorur kokainë, para se të merrte armën dhe ta qëllonte dy herë në kokë. “Kam ardhur të dorëzohem. Unë vrava partnerin tim. Ajo ka vdekur në shtëpi”, mësohet se i riu ka thënë në polici, sipas informacioneve të Mega.

Të këshilluara

Itali, shqiptari kapet me kokainë

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kalur me kokainë, shkruajnë mediat italiane. Ai e kishte fshehur lëndën narkotike në një kuti syzesh, që e hod...

14:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI