Flash

Gafa/ Dy standartet për Xhakën dhe Shaqirin. Rama u bë lëmsh me fjalët e veta

Lapsi.al 4 December 2022
Gafa/ Dy standartet për Xhakën dhe Shaqirin. Rama u bë lëmsh

Ka disa raste kur talenti për të dredhuar me fjalët, nuk të ndihmon dot të fshehësh gafat e përmbajtjes së asaj që ke thënë. Kjo i ka ndodhur edhe Edi Ramës në polemikën që ka ndezur vetë, duke e quajtur "nacionalizëm qesharak" përkrahjen e mijëra shqiptarëve për Xhakën dhe Shaqirin, pas ndeshjes së botërorit ku Zvicra eleminoi Serbinë. Fillimisht kryeministri u masakrua në rrjetet sociale si mik i Vuçiçit, që nuk ka më lirinë të shprehet as për ngjarje sportive, ashtu sikurse bënë pothuajse të gjithë liderët shqiptarë në Prishtinë dhe Tiranë. Fillimisht, lidhur me akuzat e bëra ndaj tij, ai theksoi se nuk i takon të reagojë kur bëhet fjalë për dy qytetarë që luajnë për kombëtaren zvicerane, pasi nuk është kryeministër i Zvicrës.

“Nuk kuptoj realisht sepse duhet të flisja. Unë nuk jam kryeministër i Zvicrës, jam kryeministri i Shqipërisë dhe nëse do të ndaja nga kombëtarja zvicerane dy qytetarë zviceranë që kanë kombësi shqiptare, që janë shqiptarë, të cilët ne i shohim me dashuri dhe pa diskutim, simpati të madhe, që të gjithë për një ndeshje të veçantë, çfarë do të bëja?

Konkretisht çfarë do bëja? Do t’i përdorja ato dy figura për politikë. Dhe në një mënyrë aspak dinjitoze për hir të së vërtetës sepse është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe “do t’i fryja zjarrit” të një nacionalizmi, më falni për shprehjen, qesharak. Por nacionalizmi është gjithmonë sa qesharak aq edhe i rrezikshëm, nuk është e nevojshme. Nuk e shoh fare të nevojshme dhe më duket se kush e bën këtë, nuk bën gjënë e duhur.

Kështu që faleminderit për pyetjen, meqë m’u dha mundësia, se e kam dëgjuar si koment dhe më është dukur vërtetë për të ardhur keq. Si mund të shkëputen nga skuadra e tyre dy lojtarë që janë qytetarë të denjë dhe të nderuar të atij shteti dhe për atë arsye luajnë me atë skuadër, për shkak të kombësisë së tyre të përdoren si mish për top për një lojë luftash ballkanike”- tha Rama në një konferencë shtypi të dielën.

Por, nëse shefi i qeverisë e ka kujtesën të shkurtër, me sa duket memoria e tifozëve "nacionalistë" të futbollit është e gjatë. Ata e nxorrën bllof shefin e qeverisë kur publikuan postime të Ramës në vitin 2018-të, ku ai shprehte krenarinë për Xhakën dhe Shaqirin të cilët kishin shënuar po kundër Serbisë në botërorin Rusia 2018.

"Foto e ditës”- kishte shkruar ai, me dy figura duke qeshur duke postuar foto ku dukeshin Xhaka e Shaqiri duke bërë shqiponjën me duar. Të dy lojtarët kishin shënuar gola në atë mbrëmje që kishte përfunduar 2-1 për Zvicrën.

Pra, kjo kujtesë e qëndrimit që pati mbajtur katër vite më parë, kur madje hapi dhe numër llogarie për të paguar gjobën që FIFA u vuri dy futbollistëve që bënë shqiponjën, i nxorri bllof deklaratat e tanishme. Rama mund të dukej shumë normal në qëndrimin se, kryeministri i një vendi tjetër nuk ka pse gëzohet për dy futbollistë që kualifikojnë Zvicrën, ai mund të kishte shumë të drejtë kur foli për përdorim politik, ai qe në të drejtën e tij të fliste për nacionalizëm qesharak, por ama ai rezultonte krejtësisht një karagjoz me dy standarte kur në këtë mënyrë qe sjellë vetë para katër vitesh.

Në rrjet plasi gallata dhe talljet me këtë hipokrizi banale sa Rama u detyrua të bëjë një reagim të dytë në rrjetet sociale. Se sa gafil është kapur e tregon ky tekst i dytë që të kujton atë shprehken e larjes së nevojës së madhe përmes të voglës.

Duke shkruar se ata që nuk e kuptojnë dot kontradiktën mes dy qëndrimeve të ndryshme, ai nuk i ndihmon dot, praktikisht nuk sqaron asgjë: “Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për ? e Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj??♂️” .

Pas këtij postimi dhe atij për suksesin e investimit të Alabarit në Zagreb, mirë do qe që Kryeministri ta kalonte menaxhimin e rrjeteve të veta sociale në duar profesionistësh dhe mos i mbante ato peng të impulseve të veta të pakontrolluara.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI