Flash

Përgjimet/ Kush ishte "Diego", kolumbiani i tretë i laboratorit të Fierit

Lapsi.al 4 December 2022
Përgjimet/ Kush ishte "Diego", kolumbiani i tretë i

Hetimet për dokumentimin e trafikut të 430 kilogramëve droꬶë, të sekuestruar disa ditë më parë në Frakull të Madhe në Fier, kanë nxjerrë të tjerë bashkëpunëtorë të huaj të Nikolin Gjolenës. Përgjimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kanë zbuluar se lidhjet që mundësojnë trafikun dhe ekstraktimin e lëndës narkotike nga produktet e tjera me të cilat kamuflohej, nuk bëhej vetëm në Kolumbi, por shtrihej fizikisht deri në Shqipëri.

Përveç Samir Rodriges, i shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorit të tij, i cili pasi mbërriti në Malin e Zi ku shoqëroi lëndën narkotike, por nuk u fut në vendin tonë, hetuesit ranë në gjurmët e një tjetër shtetasi kolumbian që jeton në Tiranë. Sipas Tv Klan, përgjimet tregojnë se ky person jeton në zonën e Farkës. Ai është kontakt i Gjolenës, i thirrur me emrin “Diego” dhe i njohur edhe nga rrethe të tjera kriminale të përfshira në trafikun e narkotikeve.

Prezenca e tij në Shqipëri evidentohet në një nga përgjimet mes Denilson Çervanakut dhe Nikolin Gjolenës, i cili i tregon se si shtetasi i huaj ka hapur fjalë se persona të tjerë i kanë 80 mijë euro borxh për punë që ka kryer. Të njëjtat përgjime tregojnë se si grupi ka bashkëpunime me grupe të tjera jashtë vendit që e ndihmojnë për kalimin e ngarkesës nëpër porte.

Por kjo nuk është dosja e vetme që evidenton një bashkëpunim ndërkombëtar të krimit të organizuar në çështje trafiku. SPAK prej disa kohësh ka ngritur shqetësimin dhe ka kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar mes autoriteteve, siç bëri edhe në konferencën e përbashkët me prokurorinë e Antimafias Italiane disa javë më parë. /Tv Klan

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI