Flash

Iranianët nxjerrin të tjera të dhëna dhe tallen me Ramën

Lapsi.al 4 December 2022
Iranianët nxjerrin të tjera të dhëna dhe tallen me

Iranianët që hynë në sistemet shqiptare nuk ndalen. Mbrëmjen e së dielës ata publikuan listën e zgjedhësve. Bëhet fjalë për një databazë prej rreth 741.8 MB. Ajo përmban mijëra emra qytetarësh.

Lapsi.al e ka siguruar dosjen e plotë. Aty janë të dhënat gjenerale si emri, mbiemri apo dhe datëlindja e qytetarëve. Të përcaktuara janë edhe bashkia që ata i përkasin.

Në disa prej tyre shkruhet se janë pjesë e votuesve në vitin 2015. Në shumë të tjerë nuk përcaktohet. Në faqen e tyre në Telegram, grupi hakerave “Homeland Justice” ka bërë ironi edhe Ramën që kishte deklaruar se "të dhënat e tyre janë të fotomontuara”.

“A besojnë ende politikanët tanë të korruptuar se ne nuk kemi akses në të dhënat thelbësore?!” – shkruajnë iranianët.

Deri tani hakerat iranianë kanë nxjerrë të dhënat e kryeministrit Edi Rama, kreut të SHISH, Helidon Bendo, ish-drejtorit të policisë Gledis Nano. Më pas ata publikuan listat e punonjësve të SHISH si dhe të punonjësve të policisë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Ne do i themi “JO” urdhërit të prokurorisë

Kronologjia/ Si u dorëzua qeveria përballë piratëve kibernetikë

Të këshilluara

Dalin fituesit e parë në Primaret e PD-së

Zef Hila është kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale në Vaun e Dejës. Deputeti Zef Hila ka marrë një shumicë prej 743 votash. Kandidati i dytë Ko...

19:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI