Flash

Hidhet në erë Prestige/ Hysenbelliu: Sulm mediatik dhe personal i Ramës, por nuk më demoralizon

Lapsi.al 4 December 2022
Hidhet në erë Prestige/ Hysenbelliu: Sulm mediatik dhe personal i

IKMT ka hedhur në erë me 70 kg tritol “Prestige Resort”, një ditë para se Gjykata Administrative të jepte vendimin.

Në një lidhje direkt me News24, ka folur për herë të parë Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, u shpreh se kjo është një hakmarrje jo vetëm mediatike por edhe personale ndaj tij e kryeministrit Edi Rama.

“Unë jam i qartë për gjithçka ka ndodhur sepse e njoh shumë mirë trurin e Ramës. E njoh prej kohësh. Kemi qëndruar së bashku shpesh dhe unë u prononcova tani sepse nuk doja të ndërhyrja më parë në këtë proces që kishte zgjedhur. Eshte një akt ekstrem, hakmarrje televizive dhe personale. Ky veprim që bëri sot që mua nuk do të thotë se më demoralizon, përkundrazi, kam provuar edhe 97’. Atëherë i humba të gjitha dhe u ringrita. Me këtë që ka bërë sot kryeministri, tregon si do ta zhvillojë këtë vend.

Unë do vazhdoj këtu, fëmijët e mi erdhën këtu dhe kanë marrë një vendim që ata duan të investojnë. Unë u them të ikin nga ky vend dhe të investojnë në vende të tjera. Me një njeri të tillë nuk mund të shkojë vendi para”, u shpreh ai.

Të këshilluara

Itali, shqiptari kapet me kokainë

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kalur me kokainë, shkruajnë mediat italiane. Ai e kishte fshehur lëndën narkotike në një kuti syzesh, që e hod...

14:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI