Flash

Entuziazëm në Brazil, Neymar në fushë kundër Koresë. Tite e konfirmon: “Luan ai dhe 10 të tjerë”

Lapsi.al 4 December 2022
Entuziazëm në Brazil, Neymar në fushë kundër

Ky është lajmi që e priste me padurim i gjithë Brazili. Neymar do të jetë në fushë kundër Koresë së Jugut, mbrëmjen e së hënës. O’Ney do të rikthehet pas dëmtimit, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Botës në Katar. Konfirmimi erdhi nga trajneri i Selecao Tite në konferencën për shtyp në prag. “Po”, ishte përgjigjja e tij e thatë kur u pyet nëse O'Ney do të luante. Neymar ndrydhi ligamentet në kyçin e tij të djathtë në ndeshjen hapëse të Brazilit kundër Serbisë. Vetë Tite tregoi menjëherë besim, duke deklaruar se Botërori i tij nuk kishte përfunduar. E sic duket kishte të drejtë.

Lexo më tej: FOTO/ Neymar xhonglime me top: tifozët e Brazilit shpresojnë

Lajmi ishte në ajër. Neymar u rikthye në stërvitje me shokët e skuadrës duke punuar pa problem me topin. Shenjë e qartë se ishte rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, që mbajti të gjithë Brazilin në ankth prej ditësh. Më pas vetë sulmuesi postoi në rrjetet sociale shprehjen “Ndihem mirë”, duke konfirmuar se frika ishte lënë pas. O'Ney humbi ndeshjet kundër Zvicrës dhe Kamerunit. "Sa i përket Neymar - shtoi Tite - ai do të stërvitet sonte me pjesën tjetër të grupit dhe, duke qenë se do ta bëjë këtë, mendoj se do të jetë në fushë kundër Koresë së Jugut. Nuk më pëlqen të jap avancime dhe më pëlqen të jem i besueshëm. Por nëse stërvitja e Neymar do të thotë se ai është mire, atëherë ai do të luajë. Por unë nuk do t'ju tregoj dhjetë të tjerët në formacion."

KTHEHET DANILO, JASHTË ALEX SANDRO

Lajmi tjetër i mirë për Tite është rikuperimi i Danilos, i cili do të luajë si mbrojtës i majtë. Një sakrificë që juventini do ta bëjë, duke pasur parasysh mungesën e njëkohshme të Alex Sandro dhe Alex Telles. Sandro ende nuk e ka rikuperuar plotësisht problemin në ije, që pësoi ndaj Zvicrës dhe trajneri nuk do ta rrezikojë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI