Flash

“Metastazat kanë sulmuar mëlçinë”: Brazili në ankth për Pele. Sipas "A Folha" është në fazën e fundit

Lapsi.al 3 December 2022
“Metastazat kanë sulmuar mëlçinë”: Brazili

Detaje të reja shqetësuese nga Brazili për gjendjen shëndetësore të Pele. Sipas raportimeve të "A Folha", O’Rey nuk po i përgjigjet më kimioterapisë. Ai iu nënshtrua kurave që nga shtatori i kaluar pasi u operua për kancerin e zorrëve. Në këtë pikë, legjenda braziliane është transferuar në departamentin e kujdesit paliativ të spitalit Albert Einstein. Pele ndodhet në spital që nga e mërkura e 30 nëntorit, por ky detaj, nëse konfirmohet, dëshmon përkeqësimin e shpejtë të gjendjes klinike.

Spitali Albert Einstein në Sao Paulo nuk ka dashur të bëjë komente. Kjo pasi deklaruan ditët e fundit se 82-vjeçari kishte "funksione të plota jetike". Të dhënat e reja të gazetës braziliane flasin se "kurat nuk po japin më efekt dhe metastazat kanë sulmuar edhe mushkëritë e mëlçinë". Një përkeqësim që i ka shtyrë mjekët t'a mbajnë në kujdesin paliativ. Një trajtim që zakonisht përdoret për të përmirësuar sa më shumë jetën e pacientëve në fazën e fundit.

Lexo më tej:Pelé shtrohet me urgjencë në spital në San Paolo: O’Rey është në gjendje të rëndë

SITUATA KONTRADIKTORE

Një gjendje klinike në kontrast të plotë me versionin e vajzës së kampionit të madh brazilian 82-vjeçar, Nely Nascimento. Ditët e fundit ajo foli për një situatë nën kontroll, duke e cilësuar shtrimin në spital si vizitë periodike rutinë. “Babai im është në spital për një cikël kurash dhe unë nuk po fluturoj tek ai. Vëllezërit e mi janë me babin. Unë do të shkoj tek ai në vitin e ri”, shkroi Kelly në rrjetet sociale.

Në muajt e fundit, gjendja e Pelé dukej se ishte stabilizuar. Prillin e kaluar, pas shtrimit të fundit në spital, u fol për kontrolle rutinë, pas heqjes së tumorit të zorrës së trashë nga i cili vuante. Tani ekziston siguria se trajtimet me kimioterapi nuk kanë pasur efektet e dëshiruara pozitive.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI