Flash

Durrës, arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë

Lapsi.al 3 December 2022
Durrës, arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë

Shërbimi sekret ka zbuluar një person të rrezikshëm që qarkullonte në Durrës dhe Policia e Durrësit së bashku me Forcat Shqiponja kanë bërë arrestimin e tij në kuadrin e një operacioni të posaçëm të koduar si “Klienti”.

I arrestuari quhet Sherif Çelaj (Ismailaj), 43 vjeç dhe u prangos për veprën penale "Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". 43-vjeçari, sipas Policisë, ka precedentë të theksuar kriminalë dhe akuzohet për vepra të rënda penale, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Atij iu sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehëri i saj dhe municion luftarak.

Policia e Durrësit njoftoi se “si rezultat i punës së pandërprerë monitoruese dhe vëzhguese, ndaj shtetasve me precedent të mëparshëm kriminal, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Sh. Ç. (I.), 43 vjeç, banues në lagjen Nr. 2, Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". 43-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal, për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Sh. Ç. (I.), i cili në momentin e arrestimit ndodhej në ambientet e një lokali, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.

Dosjet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”

Të këshilluara

Tërmeti lëkund Ballkanin

Një tërmet me magnitudë prej 4.4 shkallësh Rihter ka goditur jugun e Bosnje-Hercegovinës rreth orës 21:00. Siç raportohet epiqendra e tërmetit ishte 38 kilom...

22:04

7 të arrestuar në Tiranë, zbardhen detajet

Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona në kryeqytet, për vepra të ndryshme penale. Lajmin e bëri të ditur vetë policia, përmes një njoftimi, ku përcakto...

16:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI