Flash

Arrestohen dy shpërndarës kokaine në Berat

Lapsi.al 3 December 2022
Arrestohen dy shpërndarës kokaine në Berat

Një operacion anti-drogë u zhvillua në Berat dhe dy persona u vunë në pranga: Sokol Gjeçi, 42 vjeç dhe Klodian Demaj, 22 vjeç, të dy banues në Berat.

Policia e Beratit, pas një hetimi disamujor, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për dy shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Beratit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë organizuar operacionin "Ypsilon" për kapjen e tyre. Si rezultat u arrestuan S. Gj, 42 vjeç dhe K. D, 22 vjeç, të dy banues në Berat.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se S.Gj. bashkëpunonte me K. D, për shpërndarjen e dozave të kokainës dhe të kanabisit, në zona të ndryshme të Beratit.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, atyre iu gjetën dhe 85 doza narkotike kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 5 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Të këshilluara

Tërmeti lëkund Ballkanin

Një tërmet me magnitudë prej 4.4 shkallësh Rihter ka goditur jugun e Bosnje-Hercegovinës rreth orës 21:00. Siç raportohet epiqendra e tërmetit ishte 38 kilom...

22:04

7 të arrestuar në Tiranë, zbardhen detajet

Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona në kryeqytet, për vepra të ndryshme penale. Lajmin e bëri të ditur vetë policia, përmes një njoftimi, ku përcakto...

16:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI