Flash

Video/ Shaqiri i shënon Serbisë, si katër vjet më parë: këtë herë nuk ka "shqiponjë"

Lapsi.al 2 December 2022
Video/ Shaqiri i shënon Serbisë, si katër vjet më parë:

Xherdan Shaqiri ishte njeriu më i frikshëm për Serbinë katër vjet më parë, e konfirmohet edhe në Katar. Mesfushori shqiptar i përfaqësueses zvicerane ka shënuar përsëri kundër serbëve. Ashtu si bëri në Rusi 2018. Shaqiri zhbllokoi ndeshjen në Stadiumin 974, me një goditje të fuqishme. Topi kaloi poshtë këmbëve të mbrojtësit dhe pas shpinës së portierit Milinkovic.

Lexo më tej: “Shqiponjat” e Xhakës e Shaqirit ende tunden para syve të Serbisë: skuadra e Stojkovic kërkon hakmarrjen

Këtë herë Shaqiri nuk festoi me "shqiponjë", gjesti që shkaktoi aq shumë trazira edhe për FIFA-n. Kështu, shqiptari ka zgjedhur të mos jetë kontrovers në golin e shënuar në Katar. Zvicra ka nevojë vetëm për një pikë, për tu kualifikuar si e dytë pas Brazilit, nëse Kameruni nuk mund 5 herë kampionët e botës.

[video width="1064" height="604" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/Video.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI