Flash

"Shqiponjat" e Xhakës e Shaqirit ende tunden para syve të Serbisë: skuadra e Stojkovic kërkon hakmarrjen

Lapsi.al 2 December 2022
"Shqiponjat" e Xhakës e Shaqirit ende tunden para syve të

Serbia përballet me Zvicrën në Stadiumin 974 në ndeshjen e fundit të Grupit G. Një përballje e rinovuar nga ajo e katër viteve më parë me një dëshirë për hakmarrje të skuadrës së Stojkovic. Shqiponjat e Xhakës e Shaqirit pas golave, irrituan serbët, që e kanë kujtuar ngjarjen edhe në vigjilje të ndeshjes vendimtare për kualifikimin si e dytë në grup në Katar. Atëherë Xhakës e Shaqirit, dy shqiptarët e Zvicrës, iu dha një gjobë. Por FIFA ende nuk ka marrë një vendim për flamurin provokator të serbëve ndaj Kosovës, vendosur në dhomat e zhveshjes në ndeshjen debutuese. Serbia duhet të fitojë për të pasur shansin të kalojë në fazën eliminatore. Një pikë ka të ngjarë të jetë e mjaftueshme për vendin e dytë për zviceranët, për sa kohë që Kameruni nuk mposht Brazilin në ndeshjen tjetër të grupit.

SERBIA

Serbia ka ende shanse për të kaluar në fazën eliminatore, por janë të zhgënjyer që nuk ndodhen në një pozicion më të mirë në ndeshjen e fundit. Duke lënë mënjanë Brazilin, skuadra e Dragan Stojkoviç mund të kishte renditje tjetër nëse do të kishin mundur Kamerunin. Avantazhin e dy golave ballkanasit e lanë ti shpëtonte, duke lejuar rikuperimin e Luanëve të Paepur. Kjo do të thotë se asgjë tjetër veç fitores nuk është e mjaftueshme për Serbinë. Madje edhe kjo nuk do t'i jepte atyre kualifikimin automatikisht, sepse do të vlerësohej diferenca e golave nëse Kameruni mund Brazilin.

ZVICRA

Zvicra është në një pozicion shumë të mirë për të kaluar në fazën eliminatore. E gjitha falë një fitoreje 1-0 kundër Kamerunit në ndeshjen e saj të parë në Grupin G. Goli i Breel Embolo mbetet goli i vetëm që helvetët kanë arritur të shënojnë në dy ndeshjet e tyre të para. Skuadra e Murat Yakin është ende në një pozicion shumë të fortë për momentin. Ata vetëm duhet të shmangin humbjen, përveç nëse Kameruni mund Brazilin. Sidoqoftë, Ekuadori ishte në të njëjtin pozicion si Zvicra. I duhej vetëm të shmangte humbjen kundër Senegalit për tu kualifikuar, e nuk ia doli. Shembull që duhet të shërbejë si një kujtesë për lojtarët e Yakin nëse duan të kualifikohen.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Serbisë:

Milinkovic-Savic; Milenkovic, Veljkovic, Pavlovic; Zivkovic, Maksimovic, Lukic, Kostic; Tadic, Milinkovic-Savic, Mitrovic

Formacioni i mundshëm i Zvicrës:

Sommer; Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Xhaka, Freuler; Shaqiri, Sow, Vargas; Embolo

PRECEDENTËT

22 Jun 2018 Serbia v Switzerland L 1-2 FIFA World Cup

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI