Flash

Itali/ Aksident në punë, 22-vjeçarit shqiptar i shpërthen granata

Lapsi.al 2 December 2022
Itali/ Aksident në punë, 22-vjeçarit shqiptar i shpërthen

Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i plagosur nga një aksident në punë. Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi  mbrëmjen e së enjtes në rrugën Nizza 31 në Torino. I riu po punonte në një ndërtesë kur i shpërtheu granata e dorës. Punëtori po zhvendoste disa rrënoja me një lopatë në oborrin e ndërtesës. Midis këtyre mallrave shtëpiake ishte edhe pajisja, me gjasë e Luftës së Dytë Botërore, e cila u aktivizua, duke shpërthyer.

I riu shqiptar u dërgua në spital dhe ka marrë dëmtimet në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Zjarrfikësit, ekipet e emergjencës, karabinierët e stacionit të San Salvario dhe prokurorja Rossella Salvati po zhvillojnë hetimet.

Të këshilluara

Vrau gruan shtatzënë, autori ende në arrati

Të mërkurën rreth orës 18:00 u vra një grua shtatzënë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike në Prishtinë, ndërsa edhe pas 40 orëve i dyshuari, ish bashkëshorti i...

08:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI