Flash

Dita e dytë e shembjes te ‘Prestige Resort’, fadromat disa metra larg ndërtesës

Lapsi.al 2 December 2022
Dita e dytë e shembjes te ‘Prestige Resort’, fadromat disa

Sot është dita e dytë e aksionit të IMT-së në Prestige Resort. Drejtuesit e resortit kanë thënë se janë gjendur të papërgatitur dhe të pa paralajmëruar me asnjë shkresë zyrtare mbi veprimet e paligjshme që policia e IMT ka kryer. Këtë të premte fadromat qëndrojnë disa metra larg resortit dhe aty gjenden forca të shumta të policisë së Shtetit.

Godina e hotelit është marrë në kontroll total e ruhet nga forcat e policisë. Forcat e xhenios kanë hyrë mëngjesin e sotëm rreth orës 7 e 30 në perimetrin e vendosur nga policia shumë larg resortit. Fadromat kanë nisur shembjet në pjesën anësore të resortit. Në shtator, IMT nisi të shembë pishinën në Prestige Resort.

Shembja u kundërshtua nga pala e Hysenbelliut me argumentin se resorti ishte me leje dhe se zyrtarët më të lartë të qeverisë e kishin "bekuar" këtë investim bashkë me kryeministrin që u shfaq në pamje duke drekuar atje. Por qeveria e kundërshtoi duke thënë se leja e ndërtimit për sipërfaqen prej 4 mijë metra katrorë që iu dha Hysenbelliut për ndërtimin e resortit ishte e kushtëzuar. Ministria e Brendshme pretendoi se leja e ndërtimit do të jepej pas pagesës nga biznesi të taksës së ndikimit në infrastukturë dhe plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor, dy kushte këto që nuk u plotësuan.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI