Flash

Berisha: Asgjë nuk do na pengojë për të dalë në protestë

Lapsi.al 2 December 2022
Berisha: Asgjë nuk do na pengojë për të dalë në

Në takimin me banorët e Njësisë 7 në Tiranë, Sali Berisha është shprehur se asgjë nuk do t’i ndalë protestuesit që të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se protesta që do të mbahet me datë 6 Dhjetor në Tiranë, “e ka tronditur kryeministrin Rama” pasi sipas Berishës “kjo protestë do t’i tregojë fytyrën e tij të vërtetë para botës dhe Europës”.

Sali Berisha: Duhet të punojmë shumë këto ditë që kanë ngelur. Nuk e di a i keni dëgjuar komunikatat e tij: Kjo rrugë do të punojë, kjo rrugë nuk do të punojë. Rrugët janë të qytetarëve opozitarë, asgjë nuk do të mund të na pengojë ne për të dalë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, asgjë nuk duhet të pengojë popullin opozitar nga Konispoili në Vermosh të mblidhet me datën 6 në Tiranë.

Por për qëllime praktike: Le të hapim dyert për familjarët dhe të afërmit tanë që të vijnë në datën 5 në Tiranë dhe të dalin të gjithë bashkarisht në këtë protestë historike që e ka tronditur deri në palcë sepse e di që kjo protestë i tregon fytyrën e tij e para mbarë Europës dhe botës.

E di që kjo protestë do të vëzhgohet dhe do të ndiqet nga 1 mijë gazetarë dhe media të Europës dhe të botës dhe në këtë rast ne do të paraqesim realitetetin e regjimit të tij monist. Ne do të qëndrojmë për vlerat e lirisë dhe me datën 6 do të kemi bekimin dhe simpoatikë e qytetarëve të lirë në Europë dhe në botë dhe të shqiptarëve në 4 anët e trojeve shqiptare.

Të këshilluara

21 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit: Janë kryer 639 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 21 qytetarë, në Bashkitë: 1...

19:36

Hapet rruga e re për në Rinas

Është hapur për qarkullimin e automjeteve rruga e re drejt aeroportit të Rinasit. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bel...

17:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI