Flash

Video/ Gjermania eliminohet nga Botërori: fitorja 4-2 me Kosta Rikën nuk shërben

Lapsi.al 1 December 2022
Video/ Gjermania eliminohet nga Botërori: fitorja 4-2 me Kosta Rikën

Një tjetër zhgënjim për Gjermaninë në Kupën e Botës. Për të dytën herë radhazi kombëtarja gjermane del në fazën e grupeve. E këtë herë është diferenca e golave që dënon njerëzit e Flick. Gjermania fiton 4-2 ndaj Kosta Rikës, por ishte e kotë. Në ndeshjen tjetër të grupit E Japonia fitoi me një 2-1 të bujshme ndaj Spanjës, duke u kualifikuar kështu në vendin e parë. Furitë e Kuqe me katër pikë shkojnë në 1/8, për shkak të diferencës më të mirë të golave.

Gjermania shkon në shtëpi, “e tradhtuar” nga Spanja. Por gjermanët duhet të fajësojnë veten, sepse humbja me Japoninë në debutimin e tyre në Botëror u kushtoi atyre eliminimin sot. Kombëtarja e Flick mundi 4-2 Kosta Rikën (që përfundoi e fundit në grupin E). Një ndeshje mjaft e çmendur, me përmbysje e kundërpërmbysje. Në fund erdhi fitorja e parë e Hansi Flick në një Kupë Bote, por ishte një sukses shumë i hidhur. Në fund tekniku gjerman ka parë eliminimin ti ikte nga duart, për shkak të një cudie në ndeshjen tjetër. Japonia përmbysi Spanjën dhe për Gjermaninë duheshin edhe 5 gola që të kalonte në renditje iberikët.

POKERI I TRISHTË

Avantazhi i shpejtë i Gnabry (10') dha iluzionin e një goleade për Panzerat. Por avantazhi i Spanjës ndaj Japonisë i vuri në qetësi të gabuar gjermanët. Kështu, përmbysja japoneze në pjesën e dytë, preu këmbët e skuadrës së Flick, që pësoi dy gola nga Kosta Rika. Tejeda (58') dhe autogoli i Neuer (70') për pak minuta kualifikuan kostarikanët. Por Gjermania e ktheu dhimbjen në forcë dhe barazoi dhe përmbysi me dygolëshin e Havertz (73', 85'). Në fund Fullkrug shënoi golin e dytë në dy ndeshje për të fiksuar pokerin e trishtë 4-2.

Lexo më tej: Video/ As Lukaku nuk bën punë: Belgjika del jashtë me barazimin 0-0 me Kroacinë

Një ndeshje që hyn në histori, edhe për një arsye tjetër. Kjo ishte e para që arbitrohet nga një femër në një Botëror për meshkuj, francezja Stephanie Frappart, e ndihmuar nga brazilianja Neuza Back dhe meksikanja Karen Diaz Medina. Arbitrim i patëmetë në një ndeshje komplekse, por në të vërtetë nuk ka asnjë lajm këtu. Frappart është një siguri, dhe jo nga sot.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI