Flash

"Ta sjellim vërdallë Consob": përgjimi që gozhdon Agnelli, e tremb Juventus: "Situatë e keqe si Calciopoli"

Lapsi.al 1 December 2022
"Ta sjellim vërdallë Consob": përgjimi që gozhdon

Përgjimet e hetimit Prisma gozhdojnë Juventusin dhe i kujtojnë bardhezinjve Calciopoli. Të shumta ato që kanë të bëjnë me fitimet kapitale fiktive dhe të fryra. Bien në sy mbi të gjitha fjalët e Stefano Cerrato, CFO aktual i Juventusit: "Sidoqoftë Consob do ta sjellim vërdallë". Fjalët që i referohen shkëmbimit Aké-Tongya me Marseille në janar 2021, me dy të rinjtë që vlerësohen 8 milionë euro. Pastaj përsëri për cështjen Pjanic-Arthur me Barcelonën: "Mendoj se do të ishte e përshtatshme t'i jepej atij një referencë për një parim kontabël apo diçka tjetër. Domethënë, a mund t’i sjell vërdallë në një mënyrë më të rafinuar?".

Një situatë shumë e ndërlikuar që shqetëson tashmë drejtuesit e Juventusit prej një viti e gjysmë. Përgjimet mjedisore të një darke mes Federico Cherubini dhe Stefano Bertola, ish-drejtor financiar i Juventusit, datojnë nga 22 korriku 2021. Ishte ky i fundit që shprehu ankthin e tij në mbi tre orë bisedë: "Në 15 vjet më kujtohet vetëm një situatë kaq e keqe, Calciopoli. Aty na sulmuan të gjithë, këtu e krijuam vetë".

Gjithçka duket se ka nisur me Fabio Paratici: “Ai shkoi shumë larg në mënyrë të ligjshme”, paralajmëroi Cherubini. Libri i zi i ish-drejtorit të Juventusit i gjetur në kërkime, konfirmon mënyrën se si bardhezinjtë vepruan midis 2018 dhe 2021. Më pas është edhe mbrojtja e menaxherit aktual të Tottenham: “Vendos 4 ose 8 në një shkëmbim është njësoj, shko dhe ma provo”.

Ajo që gozhdoi Andrea Agnelli, i cili ishte në dijeni të modus operandi, është një email i dërguar nga Bertola. Email është i datës 18 nëntor 2020: "Uljet e pagave dhe fitimet kapitale janë operacione kyçe për t'u siguruar". Bordi i drejtorëve të Juventus dha dorëheqjen në 28 nëntor. Të gjithë drejtuesit e klubit ndoqën dorëheqjen e presidentit Andrea Agnelli dhe zëvendëpresidentit Pavel Nedved.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI