Flash

Szczesny priti penalltinë, por humbi bastin në fushë me Messi: "Penallti? Vë bast 100 euro"

Lapsi.al 1 December 2022
Szczesny priti penalltinë, por humbi bastin në fushë me Messi:

Ka pasur një “bast në fushë” në ndeshjen Poloni-Argjentinë për penalltinë e Lionel Messi. Wojciech Szczesny e zbuloi këtë pas ndeshjes në një intervistë për TV norvegjez TV2. Një bast që ndoshta nervozoi argjentinasin me numër 10 dhe e ndihmoi portierin polak të priste penalltinë. "Ne folëm para penalltisë - tha ai -. Unë i thashë 'vë bast 100 euro që arbitri nuk do të japë penallti' dhe e humba bastin kundër Messi".

Szczesny më pas shpjegoi: "Unë nuk e di nëse është e ligjshme për Kupën e Botës, dhe ndoshta do të ndëshkohem për të. Por nuk më intereson. E as nuk do ta paguaj bastin e humbur! Atij nuk i interesojnë 100 euro”.

Lexo më tej:Video/ Argjentina fut në “xhep” Poloninë: Lewandowskin e shpëton Arabia Saudite

Për kënaqësinë e tij personale, numri 1 i Juventusit tha se "është bukur të presësh penalltinë nga ai që mendoj se është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Si portier është ndoshta ndjesia më e mirë që mund të kesh. E kur ndodh në një Kupë Bote, është shumë e bukur”, përfundoi Szczesny. Portieri polak pret kështu penalltinë e dytë radhazi në dy ndeshje në Kupën e Botës. Szczesny priti 11 metërshin edhe kundër Arabisë Saudite, duke ndaluar Al Dawsari të barazonte rezultatin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI