Flash

Berisha: Rama përfaqësuesi më i zi i mafíes

Lapsi.al 1 December 2022
Berisha: Rama përfaqësuesi më i zi i mafíes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar samitin e 6 dhjetorit ku liderët e vendeve të BE-së do të vijnë në Shqipëri.

Në një takim me banorët e kryeqytetit, Berisha tha se ndër ta, përfaqësuesi më i zi i mafies shqiptare ndërkombëtare është Edi Rama.

Sipas Berishës, protesta e thirrur nga ai do të shërbejë si një mesazh për t’i treguar Europës dhe botës të vërtetat e regjimit të kryeministrit Rama.

Berisha: Më 6 dhjetor do vijnë liderë të vendeve europiane. Njëri prej tyre është përfaqësuesi më i zi i mafies shqiptare ndërkombëtare, dhe ky është Edi Rama. Ndaj dhe ne, forcë e vokacionit perëndimor, forcë politike e cila integroi Shqipërinë në NATO dhe bëri hapa të jashtëzakonshëm të integrimit europian, do jemi në protestën më të fuqishme të bërë ndonjëherë. Protesta jonë, nuk ka asnjë shenjë proteste përveçse shenjë mikpritje dhe përzemërsie.

Ne dalim në protestë, me misionin për t’i paraqitur Europës dhe botës, të vërtetën apo Shqipërinë reale. Të vërtetat e zeza të regjimit monist të Edi Ramës. I cili e shndërroi shtetin në makineri elektorale. Duke përdorur bandat për vjedhjen e votës, duke ngritur sistemin e patronazhistët që në një moment u kthyen si terrorist të kuq.

Protesta jonë, klundër një armiku të vlerave europiane në Shqipëri. Protestën më datë 6, duhet ta kuptojmë si një mision për të përfaqësuar vlerat tona. Për të përfaqësuar lumenjtë e vuajteve dhe sakrificave të pamerituara. Është detyrim madhor për ata qindra mijëra të rinj që u larguan nga familjet e tyre.

Të këshilluara

Makina lëviz nga kriku, plagoset 40-vjeçari

Një 40-vjeçar mbeti i plagosur në fshatin Mbreshtan të Beratit. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një guroreje. Shtetasi L. N, banues në Kuçovë, dyshohet se duk...

17:30

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Për ditën e premte moti parashikohet fillimisht i vranët me intervale kthjellimesh të shkurtra. Reshjet e shiut parashikohen të dobëta përgjatë vijës bregdetare...

16:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI