Flash

Video/ Australia me një gol eliminon Danimarkën e Tunizinë: në 1/8-at e Botërorit për herë të dytë në histori

Lapsi.al 30 November 2022
Video/ Australia me një gol eliminon Danimarkën e Tunizinë:

Janë Franca dhe Australia që kualifikohen në fazën e 1/8 të Kupës së Botës 2022 në Katar nga grupi D. Në fakt, në Al Wakrah, Socceroos mundën Danimarkën 1-0, duke bërë të padobishëm edhe fitoren e Tunizisë me Francën. Ndeshja u vendos nga goli i Leckie në minutën e 60-të. Leckie fluturon drejt portës dhe mposht Schmeichel me një gjuajtje shumë të saktë me të majtën në këndin e poshtëm. I kotë posedimi i gjatë i topit i Eriksen me shokë, të cilët krijuan pak dhe nuk konkretizuan. Kështu Danimarka është jashtë kompeticionit më madhor futbollistik në botë.

Gëzohet Australia, zhgënjehet Danimarka, që humb 1-0 dhe i thotë lamtumirë Katar 2022. Pjesa e parë është e varfër në emocione. Dy skuadrat që, për nga qëndrimi dhe rastet e krijuara, nuk duken në rrugën e duhur për Kupën e Botës. Jensen është i vetmi që tenton mes skandinavëve, por i bllokuar nga Ryan. Paradoksalisht, ishte goli i Tunizisë ndaj Francës që ndezi Australi-Danimark. Gjithsesi skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes në shifrat 0-0.

AUSTRALIA NE 1/8 E KATAR 2022

Ndërkohë goli ka ardhur në pjesën e dytë të takimit në minutën e 60'-të. Leckie fluturon drejt portës dhe pas dy shmagieve godet saktë me të majtën në këndin e poshtëm. Befasohet Schmeichel dhe ndeshja zhbllokohet në  1-0 në favor të Socceroos. Hyrja e Cornelius dhe Dolberg ishin të kota për Danimarkën, e cila e mbylli me vetëm një gol dhe asnjë fitore. Australia tani pret kundërshtarin e saj. Do të jetë fituesi i grupit C. Skuadra e Hjulmand, Danimarka nga ana tjetër është kandidate për zhgënjimin më të madh të Botërorit 2022.

Lexo më shumë: Video / Katar 2022: Australia, fitore e vuajtur: Duke mposht Tunizinë dhe mban me shpresë australianët

Lexo më shumë: Video/ Danimarka përplaset te shtylla e ndalet nga Tunizia: fiksohet takimi parë pa gola në Katar

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI