Flash

Sulmet kibernetike, Prokuroria e Tiranës lëshon urdhër-arreste për 5 punonjës IT

Lapsi.al 30 November 2022
Sulmet kibernetike, Prokuroria e Tiranës lëshon urdhër-arreste

Pas sulmeve të njëpasnjëshme të Iranit kundër Shqipërisë ka ardhur dhe reagimi nga vendi ynë. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masë sigurie "arrest shtëpie" për pesë punonjës të IT, pranë Departamentit të Adminiatratës Publike (DAP). Ata akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre” pasi nuk kanë kryer siç duhet punën që u takon, në përputhje me rregulloren.

Personat e identifikuar nga vetë strukturat e AKSHI, të cilët me mosveprimet e tyre nuk kanë bërë të mundur identifikimin më parë janë:

A.I. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;

A.S. – Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;

R.Ll. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;

I.L. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe

A.Gj. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike. 

Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Lindore. Sipas Meteoalb, pritet që vranësirat të pëso...

07:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI