Flash

Kaloi dy playoff për në Katar, Australia kualifikohet me një barazim: Danimarka rrezikon daljen e turpshme

Lapsi.al 30 November 2022
Kaloi dy playoff për në Katar, Australia kualifikohet me një

Australia dhe Danimarka përfundojnë fushatat e tyre në fazën e grupeve të Botërorit kur të takohen në stadiumin Al Janoub. Me Francën që tashmë ka kaluar nga Grupi D, kjo në thelb është bërë një përballje ku fituesi merr gjithcka.

AUSTRALIA

Australia ka përparësinë në këtë ndeshje, duke qenë në vendin e dytë me katër pikë, dy mbi Danimarkën. Ajo ndaj Tunizisë ishte vetëm fitorja e tretë e Australisë në Kupën e Botës. Madje e para që nga viti 2010, kur ata mundën Serbinë në Afrikën e Jugut. Atëherë, ajo fitore nuk mjaftoi për t'i kualifikuar edhe pse me katër pikë, dhe pikërisht i njëjti fat do të përsëritet nëse ata humbasin me danezët. Forma e tyre në Kupat e Botës së mëparshme kundër skuadrave evropiane paraqet shqetësim. Socceros kanë humbur tetë nga 11 takimet e tyre me ekipe nga kontinenti i vjetër. Por ata arritën një barazim 1-1 me Danimarkën në Rusi 4 vite më parë.

Edhe në 2018 ata nuk arritën të kalojnë përtej grupit: në pesë paraqitjet e fundit, ata kanë kaluar vetëm një herë në raundin eliminator, në vitin 2006. Australia kaloi e para në epërsi kundër Francës dhe Tunizisë dhe ndaj afrikanëve ishte hera e parë që ata kryesonin pas pjesës së parë në një ndeshje Botërori. Një portë e paprekur në turne që nga viti 1974 do të ishte e mirëpritur. Nëse mund ta përsërisin atë arritje këtu, do t'i kualifikonte në dëm të Danimarkës. Do të ishte një arritje e pabesueshme për Socceroos të kualifikoheshin, duke pasur parasysh se u duhej të fitonin dy raunde playoff-i për të arritur në Katar. E gjitha pasi fituan vetëm një nga shtatë kualifikueset e tyre të fundit në AFC.

DANIMARKA

Danimarka ishte e jashtëzakonshme në kualifikim, duke fituar nëntë ndeshjet e para kualifikuese me tetë porta të paprekura. Por tani përballet me perspektivën reale të eliminimit të hershëm. Asnjë skuadër nuk mori më shumë pikë në kualifikueset e UEFA-s sesa skuadra e Kasper Hjulmand. Por një përsëritje e rezultatit të tyre kundër australianëve në vitin 2018 do t'i kthente në shtëpi. Ata mund të frymëzohen nga fakti se humbën dy ndeshjet e tyre hapëse të Euro 2020 dhe sërish arritën të dilnin në gjysmëfinale. Kjo falë një shfaqjeje fenomenale kundër Rusisë në ndeshjen e tyre të fundit në grup.

Forma e mëparshme në Kupën e Botës jep gjithashtu arsye për optimizëm. Ata kanë dalë nga faza e grupeve në katër nga pesë paraqitjet e tyre në finale. Megjithatë, ata duhet t'i japin fund një serie prej pesë ndeshjesh pa fitore në Kupën e Botës. Humbja me Francën mbylli një seri prej katër barazimesh të njëpasnjëshme. Les Bleus ishte tepër të fortë për danezët, pavarësisht se e kishin mundur skuadrën e Didier Deschamps dy herë në UEFA Nations League këtë vit.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Australisë:

Ryan; Karacic, Souttar, Rowles, Behich; Leckie, Irvine, Mooy, McGree, Goodwin; Duke

Formacioni i mundshëm i Danimarkës:

Schmeichel; Andersen, Kjaer, Christensen; Kristensen, Hojbjerg, Eriksen, Maehle; Skov Olsen, Dolberg, Damsgaard

Lexo më tej: Video / Katar 2022: Australia, fitore e vuajtur: Duke mposht Tunizinë dhe mban me shpresë australianët

PRECEDENTËT

Fitore: 2

Barazime: 1

Humbje: 1

06 Feb 2007 Australia v Denmark W 1-3 International Friendly

01 Jun 2010 Australia v Denmark L 1-0 International Friendly

02 Jun 2012 Denmark v Australia W 2-0 International Friendly

21 Jun 2018 Denmark v Australia D 1-1 FIFA World Cup

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI