Flash

Dhunohet drejtori i OSHEE-së në Lezhë, gjendet me fraktura në makinë

Lapsi.al 30 November 2022
Dhunohet drejtori i OSHEE-së në Lezhë, gjendet me fraktura

Drejtori i njësisë se OSHEE-së në Lezhë Edmir Përndreca është dhunuar mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shënkollit dhe sipas burimeve ai është gjetur në makinë me fraktura në disa pjesë të trupit dhe është marre nga ambulanca dhe dërguar në spitalin e Lezhës.

Pasi mori ndihmën e parë mjekësore aty është dërguar drejt spitalit te Traumës në Tiranë, ndërsa policia ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi se Jetmir Përndreca ka qenë duke lëvizur me makinë dhe është goditur nga një mjet nga mbrapa dhe më pas ka dalë për të parë goditjen ndërsa personat që kanë qenë në mjetin tjetër kanë dalë gjithashtu nga makina dhe e kanë dhunuar Përndrecën.

Detaje nga policia: 

Në aksin rrugor Shënkollë – Lezhë, automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.

Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po mjerr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

5 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus nga 99 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si...

18:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI