Flash

Bisedat mes çiftit zbuluan laboratorin e kokainës, Çervanaku informonte të fejuarën për çdo lëvizje

Lapsi.al 30 November 2022
Bisedat mes çiftit zbuluan laboratorin e kokainës, Çervanaku

25-vjeçari Denilson Çervanaku informonte të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati për çdo lëvizje të tijën. TvKlan raporton se pikërisht këto mesazhe kanë çuar në zbulimin e laboratorit të kokainës në Fier. Nga përgjimet e kryera, telefonike dhe ambientale, edhe pse në shumë raste bisedat mes tyre ishin të koduara, prokuroria arriti të kuptojë se ata flisnin për një laborator të ngritur në Frakull, aty ku u gjetën dhe thasët me pleh kimik që ishin përzierë me 430 kg kokainë. Bisedat kanë zbuluar edhe se babai i 25-vjeçarit, ish-zyrtari i Partisë Socialiste, Viktor Çervanaku thirrej nga grupi dhe me nofkën ‘Drejtori’. Pritet që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të dërgojë disa letërporosi për tërheqje të akteve në Kolumbi dhe Mal të Zi.

Ky i fundit ishte dhe vendi nga ku nisi gjithë operacioni. Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tovarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri.

Në Tujan u kapën Klajd Kodra, Bledar Matoshi, Kid Koshena dhe Redion Meshi, të cilët lëviznin të armatosu pranë Rrugës së Arbrit.

Në pranga kanë rënë edhe: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, Nikolin Gjolena (financuesi që është përgjuar). Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

Të këshilluara

Arrestohet në Holandë shoku i Dumanit

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ‘Golden Bullet’ është arrestuar nga policia holandeze. Eljo Bitri u kap në Leiden, Hola...

16:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI