Flash

Berisha-demokratëve: Si t'i shmangeni bllokimeve të rrugëve më 6 dhjetor

Lapsi.al 30 November 2022
Berisha-demokratëve: Si t'i shmangeni bllokimeve të rrugëve

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij me demokratët e njësisë 5 në Tiranë ka folur në lidhje me protestën e datës 6 dhjetor teksa ka paralajmëruar se kryeministri Rama mund të bllokojë rrugët në mënyrë që të ndalojë demokratët e rretheve për t’iu bashkuar tubimit në Tiranë.

Ai u bëri thirrje demokratëve që në datën 5 dhjetor tu hapin dyert e shtëpive të afërmve të tyre demokratë nga rrethet në mënyrë që të mund t’i bashkohen protestës së ditës tjetër.

“Këto ditë që kanë mbetur të bëjmë gjithçka për praninë më masive që ka njohur Tirana. Meqenëse ky është i tmerruar nga kjo protestë se do e nxjerrë ashtu siç është para liderëve europianë, ky mund të bëjë dhe bllokime rrugësh dhe mijëra demokratë mund të kenë problem për të ardhur në Tiranë. Ftoj ta shndërrojmë datën 5 dhjetor si hapje të dyreve tona për familjarët që kemi në rrethe të tjera për të protestuar të gjithë së bashku”, tha Berisha.

Të këshilluara

5 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus nga 99 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si...

18:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI