Flash

Kosovë/ Zbulohen kandidatët për kryetarë të komunave në Veri

Lapsi.al 29 November 2022
Kosovë/ Zbulohen kandidatët për kryetarë të komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së djeshme ka certifikuar subjektet politike dhe kandidatët për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Në zgjedhjet të 18 dhjetorit pjesë do të marrin edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Të dy këto parti kanë nga një kandidat për secilën komunë.

Përveç tyre, në këtë garë do të marrin pjesë edhe subjekte politike tjera dhe një kandidate e pavarur. Mirëpo, këto zgjedhje janë sabotuar nga Lista Serbe që konsiderohet partia më e madhe serbe në Kosovë, pasi e njëjta nuk u pajtua me vendimin e Qeverisë për targat.

KQZ dje ka shpalosur edhe emrat e kandidatëve për secilën komunë:

  • Mitrovicë të Veriut: Taulant Kelmendi (PDK), Erden Atiq (VV), Betim Osmani (Iniciativa Qytetare Mitrovica), Aleksandar Arsenijoviq (Srpski Opstanak).
  • Leposaviq: Albulena Behluli-Hetemi (PDK), Lulzim Hetemi (VV), Aleksandar Jabllanoviq (Partija Kosovskih Srba).
  • Zubin Potok: Izmir Zeqiri (PDK), Flatron Hasani (VV),
  • Zveçan: Ilir Peci (PDK), Fetah Peci (VV), Sladjana Pantoviq (e pavarur)./Gazeta Express

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI