Flash

Shkodër/ Organizuan lojërat e fatit në lokal, dy në pranga

Lapsi.al 29 November 2022
Shkodër/ Organizuan lojërat e fatit në lokal, dy në pranga

Dy persona kanë rënë në pranga të policisë së Shkodrës dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Ata akuzohen për organizmin e lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali të paregjistruar në organet tatimore. Në kuadër të operacionit “Poker 5” u arrestuan shtetasit Shkelzen Bajraktari 34-vjeç dhe Syrjan Zekaj, si dhe u shpall në kërkim Lidjo Gojcaj. Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. H., 45 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në Koplik, në ambientet e lokalit me administrator shtetasin L. G., janë gjetur 1 tavolinë pokeri, 5 makineri elektronike për lojëra fati, një valixhe me çipsa që përdoren për lojëra fati, letra bixhozi dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI