Flash

Video/ Tifozi futet në fushë dhe rreh me shkop portierin Ozenç: tronditëse ngjarja në Turqi

Lapsi.al 28 November 2022
Video/ Tifozi futet në fushë dhe rreh me shkop portierin Ozenç:
E pabesueshme dhe e turpshme ajo që ndodhi të dielën në Turqi gjatë ndeshjes së 1 Lig (kategoria e dytë turke) mes Goztepe dhe Altay. Një tifoz i ekipit vendas pushtoi fushën, i armatosur me një shtizë flamuri. Ai sulmoi dhe goditi disa herë pas shpine portierin kundërshtar Ozan Ozenç. Vetëm më pas ai u bllokua nga lojtarët e tjerë dhe zyrtarët e fushës. Ndeshja, derbi i Izmirit, kishte trazira edhe më parë për shkak të përplasjeve që shpërthyen në tribunën e Gürsel Aksel Stadyumu. Vërtet absurde ajo që ndodhi në Turqi gjatë derbit të Izmirit mes Goztepe dhe Altay. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 15 të kategorisë së dytë të futbollit turk. Rreth minutës së 20 të pjesës së parë, nga pjesa e tribunës së zënë nga tifozët vizitorë u hodhën fishekzjarre drejt tifozëve kundërshtarë. Fishekzjarret shkaktuan plagosjen e disa spektatorëve, mes tyre edhe dy fëmijë. Ndërhyrja e dy autoambulancave ka qenë e menjëhershme, duke hyrë direkt në fushë për të përshpejtuar operacionet e shpëtimit. E pikërisht në ato momente kur loja u ndërpre detyrimisht, një “tifoz” pushtoi fushën duke rrahur portierin.

RRAHJA E PORTIERIT ME SHKOPIN E FLAMURIT

Tifozi në fjalë shkuli një nga flamujt e këndit dhe u vërsul drejt portierit të Altay, Ozan Ozenç, duke e goditur vazhdimisht me shufër nga pas. Goditje shumë të forta me portierin që rrëzohet përtokë nga dhimbjet. Disa shokë të skuadrës dhe personeli i sigurimit të stadiumit nxituan në shpëtimin e Ozenç, duke e ndalur në tokë agresorin. Në mënyrë të pashmangshme, arbitri i kësaj ndeshje, Kargin, vendosi të pezullojë përfundimisht lojën. E i ktheu të gjithë në dhomat e zhveshjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI