Flash

Video/ Në Katar luhet Botërori, në Rusi plas sherri: Zenit - Spartak përfundon me grushta e 6 të përjashtuar

Lapsi.al 28 November 2022
Video/ Në Katar luhet Botërori, në Rusi plas sherri: Zenit -
Rusia është e përjashtuar nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s kështu që aty luhet futbolli vendas. Në kohën kur në Katar zhvillohet Botërori në vendin e Vladimir Putin plas sherri për futbollin. Gjatë ndeshjes së Kupës së Rusisë mes Zenit St Petersburg e Spartak Moskë plasi një sherr masiv që përfshiu pothuaj të gjithë lojtarët në fushë. Arbitri duhej të tregonte gjashtë kartonë të kuq. Ndeshja mes dy prej më të mëdhenjve të futbollit rus ishte në baraspeshë 0-0. Në minutat e fundit Spartak po përgatitej të ekzekutonte një goditje dënimi. Papritur sulmuesi i moskovitëve Quincy Promes dhe mesfushori i Zenit, Ëilmar Barrios patën një konfrontim verbal. Pak shtytje dhe ofendime e u duk se mund të përfundonte aty. Por pothuajse të gjithë lojtarët në fushë ndërhynë shpejt dhe që nga ai moment ishte një rrahje masive. Shtytje, shkelma, grushta dhe një seri e pafund goditjesh të ndaluara. Një mega përleshje që përfshiu lojtarë dhe anëtarë të stafit për një total prej rreth 60 personash. Të gjithë në fushë, të gjithë duke dhënë "kontributin" e tyre për kauzën. Vështirë, në të vërtetë praktikisht e pamundur që arbitri të mbajë rregullin. Në fund, arbitrit iu desh të nxirrte gjashtë kartonë të kuq, tre nga secila anë. U përjashtuan për Zenit, Rodrigo, Malcolm dhe Barrios. Për Spartak lanë fushën Nikolson, Selikhov dhe Sobolev. Vetëm për kuriozitet, Zenit-Spartak më pas përfundoi me penallti me fitoren 4-2 për vendësit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI