Flash

Video / Katar 2022: Brazil-Zvicër 1-0, Casemiro dërgon Seleçao në 1/8-at

Lapsi.al 28 November 2022
Video / Katar 2022: Brazil-Zvicër 1-0, Casemiro dërgon Seleçao

Kampionati Botëror do ta shohë Brazilin në fazën e 1/8-at pas fitores 1-0 ndaj Zvicrës në ndeshjen e dytë të grupit G. Seleçao, pas suksesit debutues kundër Serbisë 2-0, u përsërit edhe kundër Zvicrës. Pas një pjese të parë të komplikuar verdhejeshilët fituan falë një perle nga Casemiro nga fundi i ndeshjes. Në minutën e 83-të, një goditje me të djathtën - e devijuar nga Akanji - theu rezistencën zvicerane të drejtuar nga Yakin. Skudra e Granit Xhakës u duk se hyri në fushë duke synuar barazimin dhe nuk ishin asnjëherë të rrezikshëm. Kështu helvetët mbeten në kuotën e tri pikëve dhe ndeshje ne fudnit do ta luajnë me Serbinë.

PAK EMOCIONE

Pjesa e parë nuk ishte aq spektakolare sa mund të pritej. Ndoshta qëndrimi i dy skuadrave u kushtëzua nga barazimi (3-3) në ndeshjen e paradites Kamerun-Serbi. Por ndoshta edhe për shkak të një renditje që i lejonte verdhejeshilët dhe helvetët të buzëqeshnin edhe me barazim. Fakti mbetet që Seleçao e vendosur me 4-3-3 (dhe jo me 4-2-3-1 të debutimit) nuk emocionoi. Klasi i të dëmtuarit Neymar që mungoi, nuk u zëvendësua nga i talentuari Rodrygo, por nga një Fred pragmatist. Futja e mesfushorit të United dhe mospërdorimi i sulmuesit të Real e penguan skuadrën që që qarkullonte rrjedhshëm. Kështu, muri i Zvicrës qëndroi. Formacioni i Yakin e shndërronte 4-2-3-1 në fazën sulmuese në 4-5-1 falë sakrificës së të gjithë sulmuesve. I qartë synimi i helvetëve për të mos lënë hapësira mes linjave, por edhe thellësi sprinterëve kundërshtarë. Gjithsesi 45' minuata e para regjistruan vetëm dy goditje për brazilianët dhe asnjë për zviceranët. Helvetët nuk arritën kurrë në gjuajtje falë gabimeve të shpeshta në pasimin e fundit.

CASEMIRO ZHBLLOKON REZULTATIN

Zvicra vazhdoi të luajë me zgjuarsi edhe në pjesën e dytë, ose të paktën e bëri deri në minutën e 64-ët. Një rinisje e papritur nga brazilianët, e favorizuar nga disa gabime në mesin e fushës dhe në mbrojtje të zviceranëve, e lejoi Casemiro të asistonte golin e Vinicius. Por VAR sinjalizoi offside të Richarlison, duke shpëtuar Xhakën dhe shokët e tij. Tite luajti sulmin me Gabriel Jesus dhe Antony për Richarlison dhe Raphinha. Por rezultati u zhbllokua nga një depërtim i Casemiro i cili finalizoi një asist magjik nga Rodrygo. Në këtë pikë Zvicrës nuk i mbeti asgjë për të mbrojtur dhe u hodh përpara, por ishte tepër vonë. Brazili tashmë po festonte fitoren e dytë në dy ndeshje. 1-0 dhe tri pikë të tjera pë Seleçao të vlefshme për kualifikimi në fazën e 1/8-ave.

Lexo më shumë: Tronditet Brazili, Botërori në rrezik për dy yjet: ja sa do të mungojnë Neymar e Danilo

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI