Flash

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali, skema që përdornin trafikantët

Lapsi.al 28 November 2022
Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali, skema që

Një bandë shqiptare është shkatërruar në Parma nga autoritetet italiane. Në pranga kanë rënë tre shqiptarë Alberto Musai, 45 vjeç, Ervis Nasufi, 32 vjeç dhe 20-vjeçari Rizvan Bushi.

Po ashtu i është ndaluar qëndrimi Arjan Çelës dhe janë arrestuar edhe shtetasit italianë Enzo Merlino dhe Michele Tummolo. Ata akuzohen për mbajtje dhe shitje të lëndëve narktoike.

Policia ka qenë në mbikëqyrje të tyre që në mars 2020 përmes përgjimeve telefonike si dhe shërbimeve të vëzhgimit dhe ka bërë të mundur nxjerrjen në dritë të trafikut të drogës që kryhej nga shtetas italianë dhe shqiptarë.

Sipas hipotezës provizore të akuzës, të njëjtit, pasi kishin marrë furnizime me lëndë narkotike të llojit kokainë, vazhdonin transferimin e saj tek blerësit e tyre.

Dorëzimi bëhej në çdo kohë të ditës, duke përfituar nga prania e lokaleve të shumta në zonë, të cilat i lejonin të dyshuarit të rekrutonin me lehtësi blerësit e tyre.

Gjatë veprimeve ekzekutive, policia arrestoi në flagrancë edhe një nga marrësit e masave të vendosura nga gjyqtari për Hetimet Paraprake, pasi iu gjetën 1.5 kg hashash.

Të këshilluara

Shkrumbohet gjatë natës makina në Kamzë

Një makinë është djegur plotësisht në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në rrugën “Donald Trump” në Kamzë. Dyshohet se makina në pronësi të shtetasit D....

08:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI