Flash

Portugalia, tre pikë për tu kualifikuar: Uruguaji, skuadra e fundit që i ka eliminuar në Botëror

Lapsi.al 28 November 2022
Portugalia, tre pikë për tu kualifikuar: Uruguaji, skuadra e fundit

Portugalia do të hyjë në ndeshjen e dytë të Grupit H me Uruguain, duke e ditur se një fitore do t'i kualifikonte në fazën e 1/8 të Kupës së Botës 2022. Do të ishte e rëndësishme për luzitanët të arrinin objektivin e parë me një ndeshje ende për tu luajtur. Skuadra e Fernando Santos regjistroi një fitore 3-2 ndaj Ganës në hapjen e turneut të tyre. Uruguai doli nga debutimi me një barazim pa gola me Korenë e Jugut. Për amerikano-jugorët e rëndësishme është të qendrojnë në lojë dhe për këtë duhet të paktën një barazim.

PORTUGALIA

Cristiano Ronaldo u bë lojtari i parë në histori që shënoi në pesë Kupat e Botës, kur gjeti rrjetën me penallti kundër Ganës. E megjithatë, luzitanët treguan limitet e tyre. Jo vetëm për golin e Osman Bukari që e ngushtoi rezultatin 3-2, por edhe mundësinë e humbur nga Inaki Ëilliams. Sulmuesi i Athletic Bilbao rrëshqiti para portës pasi me zgjuarsi i mori topin portierit Diogo Costa. Skuadra e Santos mbijetoi duke fituar tre pikë të rënda dhe një fitore tjetër do t'i fuste në raundin e 1/8 të kompeticionit.

Portugalia nuk ka kaluar përtej fazës së 16 më të mirëve në një Botëror që nga viti 2006. Por një vend i parë do t'i lejonte të ndesheshin në raundin tjetër me të dytët e Grupit G, që mund të ishte Brazili, Zvicra, Kameruni apo Serbia. Një përballje e njohur për të dyja skuadrat. Uruguai dhe Portugalia i përplasën brirët në raundin e 1/8 edhe në Rusi katër vjet më parë. Amerikano-jugorët fituan në atë ndeshje 2-1 me një dygolësh të Edinson Cavani. Navigators nuk shihen si një nga favoritët për të triumfuar në Katar, por do të ishte një histori e madhe nëse Ronaldo do ta udhëhiqte këtë skuadër në suksesin e Kupës së Botës.

URUGUAJ

Uruguai goditi dy herë shtyllat për tu ndalur në fund pa gola në debutimin me Korenë e Jugut të enjten. Skuadra e Diego Alonso as nuk mund të kualifikohet dhe as të eliminohet në ndeshjen e dytë. Por një rezultat i dobët sigurisht që do t'i linte ata vulnerabël përpara ndeshjes së tyre të fundit kundër Ganës më 2 dhjetor. Uruguai ka fituar Kupën e Botës në dy raste, 1930 dhe 1950, ndërsa kanë lënë një përshtypje pozitive në tre turnetë e tyre të fundit. Uruguaj u rendit në vendin e katërt në 2010, arriti në raundin e 1/8 në 2014 dhe kaloi në çerekfinale katër vjet më parë në Rusi.

La Celeste ka shumë përvojë kur vjen puna për të arritur në fazat e fundit të një Kupe Bote. E ata do të tentojnë ta bëjnë, pavarësisht barazimit në debutim. Amerikanojugorët janë përballur me Portugalinë vetëm në tre raste. Takimi i tyre i fundit, është ai në fazën e 16 më të mirëve të Kupës së Botës 2018. Uruguai është kthyer sërish te lojtarët e tyre me përvojë në Katar. Por mbetet për t'u parë nëse lojtarë si Godin, Martin Caceres, Cavani dhe Luis Suarez mund ta ndihmojnë ekipin të arrijë në raundin e 1/8.

PRECEDENTËT

26 Jun 1966 Portugal v Uruguay w 3-0 International Friendly

02 Jul 1972 Uruguay v Portugal D 1-1 Independence

30 Jun 2018 Uruguay v Portugal L 2-1 FIFA world Cup

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Portugalisë:

Costa; Cancelo, Dias, Danilo, Guerreiro; Bernardo, Neves, Carvalho; Fernandes, Ronaldo, Felix

Formacioni i mundshëm i Uruguajit:

Pochet; Caceres, Godin, Gimenez, Olivera; Valverde, Bentancur, Vecino; Pellistri, Suarez, Nunez

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI