Flash

110 vjetori i Pavarësisë, edhe Google vishet kuqezi

Lapsi.al 28 November 2022
110 vjetori i Pavarësisë, edhe Google vishet kuqezi

Pas mesnate, në faqen e parë të Google është vendosur flamuri kuq e zi në një sfond blu mbi emrin e motorit të kërkimit. Sot Shqipëria feston 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe nisjen e rrugëtimit si një shtet më vete.

28 Nëntori festohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe troje të tjera shqiptare.

Ditën e sotme do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, por Vlora do të jetë epiqendra e festimeve. Organizimet nuk do të mungojnë as jashtë kufijve, ku komuniteti shqiptar në SHBA do të ngrejë flamuri shqiptar në Bergen County.

Festimet do të shtrihen edhe në Kosovë, ku kryeministri Albin Kurti do të mbajë homazhe në bustin e heroit Gjergj Kastriot Skëndërbeut dhe atë të Adem Jasharit.

Të këshilluara

Shkrumbohet gjatë natës makina në Kamzë

Një makinë është djegur plotësisht në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në rrugën “Donald Trump” në Kamzë. Dyshohet se makina në pronësi të shtetasit D....

08:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI