Flash

Video/ Fullkrug shpëton Gjermaninë... për momentin: barazoi golin e Morata, gjithçka e hapur në Grupin E

Lapsi.al 27 November 2022
Video/ Fullkrug shpëton Gjermaninë... për momentin: barazoi golin

Përfundoi 1-1 e ashtuqujtura finale e parakohshme mes Spanjës e Gjermanisë, ndeshja e madhe në Grupin E të Botërorit 2022. Skuadra e Luis Enrique dominoi për sa i përket zotërimit të topit, por për të thyer murin gjerman duhej pritur devijimi inteligjent i Morata në minutën e 62-të. I mjaftuan pak minuta pas aktivizimit sulmuesit të Atletico Madrid për të mposhtur Neuer. Golit të spanjollit, megjithatë, iu përgjigj një tjetër zëvendësues, Fullkrug. Sulmuesi i Werder Bremen, shënuesi më i mirë i Bundesligës, mposhti Simon në minutën e 83. Silura e numrit 9, që shënoi prirazi, e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja e dytë në dy ndeshje. Gjithçka do të vendoset në ditën e fundit për kualifikimin në fazën e 16 më të mirëve.

Një ndeshje e fundit në të cilën dy kombëtaret padyshim do të mbërrijnë në kushte shumë të ndryshme. Spanjës do t'i mjaftojë një barazim me Japoninë për të shkëputur të drejtën për të shkuar në 1/8. Ndërsa Gjermania do të detyrohet të fitojë kundër Kosta Rikës, ndoshta me shumë gola për të shmangur surprizat. Si e tillë mund të jetë një sukses i kombëtares japoneze përballë iberikëve. Një mision krejtësisht i arritshëm për autoblindën gjermane, e cila megjithatë konfirmon veten si një ekip plot limite, jo vetëm në aspektin realizues.

Barazimi mes Spanjës dhe Gjermanisë u vendos nga Morata dhe Fullkrug. Ndeshje argëtuese dhe një rezultat që kënaq më shumë Furitë e Kuqe. Skuadra e Luis Enrique është tashmë në kuotën e 4 pikëve dhe një hap larg 1/8. Mund të mos mjaftojë për gjermanët, ndërkohë, të mposhtin Kosta Rikën në ndeshjen e fundit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI